SHQIPARO-EGJIPTIANO-FRANCEZI Dr. Mathieu Aref:

Puna ime ka mbaruar. Veprimtaria ime po merr fund. Nesër ose pasnesër do të ndërroj jetë dhe do të shkoj në një jetë me të qetë – për t’u bashkuar prapë më prindërit e mi të shenjtë dhe paraardhësit e mi pellazgo-ilirë. Vetëm vepra ime dhe në një mënyrë me të vogël personaliteti im, do të vazhdojnë të përjetësohen për një kohë dhe më pas do të zhduken në harresë. Jam i trishtuar që po e lë shpirtin, karakterin dhe sjelljen e “disa” shqiptarëve në një gjendje jo me të mirë se sa kur linda.

Unë nuk mendoj se arsimi kombëtar është në lartësinë e duhur ndaj situatës aktuale dhe shpresat që presim nga populli me i lashtë të Evropës, i cili është në zanafillën e dy qytetërimeve me të mëdha të Evropës. Ai nuk frymëzon aq sa duhet çfarë e ka karakterizuar grupin tonë etnik disa mijëra vjet më parë: dinjitetin, fjalën e dhënë (besa), respektin e ndërsjellë, nderin, atdhetarizmin, ndihmën e ndërsjellë dhe guximin.
Do të dëshiroja ngritjen e nivelit kulturor, një edukim të caktuar në promovimin e moralit të mirë dhe zhvillimin e një far shpirti qytetar (civilizim) si dhe transmetimin e vlerave thelbësore të jetesës së bashku, në qetësi, mirësi, harmoni, vëllazëri, për të mirën dhe prosperitetin e vetvetes dhe të atdheut tonë të dashur.
Sot, për fat të keq, të gjithë këta element të çmuar nuk janë të mbledhur midis bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojat pellazgo-shqiptare, ku shqipja, kjo gjuhë e shenjtë, është akoma e gjallë.

Lexo po ashtu:  Alexandre Dumes, romancieri francez që u magjeps pas shqiptarëve

Mos më keqkuptoni (sikur bëjnë disa këtu) sepse çfarë unë them këtu për Shqiptarët është një « gjeneralitet » sepse ka shqiptarë me shumë cilësi, më personalitet dhe më vlera të shquara. Paradoksi më i madh ndër shqiptarët është se, sipas të gjithë vëzhguesve me shekuj dhe unë vetë, ne besojmë se Shqiptari(a) është gjithçka dhe e kundërta e saj : më të mirë në botë nuk ka por dhe më të keq se Shqiptari nuk ka ! Kjo është arsyeja pse kam theksuar për disa që « edukimi, kultura dhe sjellja e mirë » do të përmirësojnë mangësat e tyre. Kjo është arsyeja pse unë përqëndrohem në arsimin dhe kulturën.

***
Dr. Mathieu Aref ka doktoruar në Universitetin Serbon në Paris, për Pelasgët dhe ka botuar disa botime me këtë tematikë.
Marrë nga: https://www.facebook.com/mathieu.aref

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *