Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Presidenti i SHBA, Donald Trump të mërkurën tha se “bënte sens” që të ftonte Presidentin rus Vladimir Putin për t’u ribashkuar në Grupin e Shtatë, duke thënë se do të ishte shumë më e lehtë të zgjidheshin çështje të ndryshme nëse Moska përfaqësohej në mbledhje.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Shumë nga gjërat për të cilat flasim kanë të bëjnë me Putinin,” i tha Trump Fox News Radio në një intervistë.

Trump gjatë fundjavës kishte ngritur mundësinë e zgjerimit të G7, anëtarët e të cilit janë ekonomitë më të përparuara në botë, për të përfshirë edhe një herë Rusinë, e cila ishte dëbuar në vitin 2014 pas aneksimit të Moskës në rajonin e Krimesë të Ukrainës.

Të dy udhëheqësit gjithashtu folën në telefon të hënën, dhe diskutuan mundësinë e mbajtjes së një samiti të zgjeruar të G7 më vonë këtë vit. Kremlini ka thënë se do të kërkojë më shumë informacione rreth ftesës së Trump.

Lexo po ashtu:  Dokumenti/ Napoleon Bonaparti: Shqiptarët, komb trim

Trump ka ftuar gjithashtu Australinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.

Vende të tjera të G7, përfshirë Kanadanë, kanë kundërshtuar kthimin e Rusisë ndërsa disa, të tilla si Japonia, nuk kanë reaguar ende. Gjermania të mërkurën tha se tani nuk ishte koha për të ndryshuar formatin e takimit.

Trump ka shtyrë mbledhjen e G7, e cila përfshin gjithashtu Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Bashkimin Evropian, deri në shtator ose më vonë për shkak të pandemisë koronavirus.

Një diplomat evropian i tha The Guardian: “Shumica e udhëheqësve të tjerë këmbëngulën që kjo të jetë një familje, një klub, një komunitet i demokracive liberale dhe për këtë arsye ata thanë që nuk mund ta lejojnë Presidentin Putin te kthehet.”

Grupi është i përbërë nga shtatë ekonomitë më të mëdha në botë.

Ai e konsideron veten si “një bashkësi vlerash”, me lirinë dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, dhe prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si parimet e saj kryesore.

Politico.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *