Frutat janë elementë që nuk mungojnë në tavolinat e shqiptarëve. Në këtë periudhë nis edhe konsumimi i një fruti të veçantë dhe mjaft të pëlqyer. Bëhet fjalë për dredhëzat/luleshtrydhet. Ky frut u pëlqen të gjithëve, fëmijëve dhe të rriturve. Luleshtrydhet/Dredhëzat: përdoren për të dekoruar shumë ëmbëlsira, si dhe përdoren si përbërës i mjaft gatimeve. Për këtë arsye duhet bërë kujdes me këtë frut.

Së pari, duhet të dini se luleshtrydhet prodhohen në vendin tonë gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë në stinë tëtjera përgjithësisht importohen nga vende që prodhojnë luleshtrydhe në mënyrë masive. Një nga këto vende është Spanja, ku përgjithësisht luleshtrydhet kultivohen në Andaluzi. Shumë prej tyre përmbajnëedhe substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut, si psh pesticide. Le të shohim se cilat detaje duhet tëkeni parasysh për t’i shmangur luleshtrydhet e dëmshme.

Së dyti, kur blini luleshtrydhe, duhet të bëni kujdes për aromën e tyre. Nëse nuk kanë aromë tipike, ështëe mira të mos i blini. Bëni kujdes edhe ndaj pikave të zeza, pasi ato shpesh tregojnë përdorim të nitrateve të përdorura për ta mbrojtur frutin nga parazitë të ndryshëm. Gjithashtu, një frut natyral, i patrajtuar me pesticide, nuk është perfekt. Nuk ka formë dhe ngjyrë perfekte. Nëse luleshtrydhet shkëlqejnë shumë, kjo tregon se mund të përmbajnë hormone dhe pesticide të dëmshme për organizmin.

Lexo po ashtu:  Si të lehtësoni dhimbjet e qafës nga artriti psoriatik?

Ndaj, kur blini dredhëza, apo çdo frut tjetër, duhet të bëni kujdes ndaj shumë detajeve, se ndërkohë qëmendoni se po investoni për të mirën e shëndetit tuaj, ju realisht e dëmtoni atë. Duhet të keni parasysh se çdo frut ka kohën e vetë të kultivimit, luleshtrydhet e kanë përgjithësisht në fund maji dhe fillim qershori. Mos blini fruta jashtë periudhës së kultivimit të tyre, pasi kuptohet që nuk janë të stinës dhe janë trajtuar me pesticide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *