Orkidea është një nga lulet më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Ajo ka simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion, ndaj kjo besohet se është arsyeja pse njerëzit janë të dashuruar pas saj.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Orkidea duhet të ujitet një herë në javë dhe uji duhet të jetë në temperaturën e ambientit, për të evituar efektin e ndryshimit termik. Pasi ujitet, lihet të kullojë uji dhe kur mbaron së kulluari uji i tepërt, orkidea rivihet në vazon e saj. Dheu i vazos duhet të jetë i pasuruar me bazë myshku ose lëvore pemësh që nuk e mbajnë ujin.
Ajo duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit, në mënyrë që të mos digjet. Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë. Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri.

Në rast se orkideas i kanë rënë të gjitha lulet, ajo nuk duhet hedhur. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish. Mjafton t’i prisni kërcellin dy centimetra mbi nyjen e tretë. Rrënjët e dobishme për orkidean janë ato me ngjyrë gri të hapur. Të gjitha rrënjët e thara është mirë të priten që në fillim.





