Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit të shtojë fondet për  Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë. Një shumë e konsideruar si paradhënie brenda kufijve që lejojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ridërguar një mision në në hënë deri më 2024.

Kërkesa për rritjen e financimeve e lajmëruar edhe nga Trump në Tëitter vjen gati dy muaj pas deklaratës së Zv/presidentit Mike Pompeo se qeveria aktuale do të përshpejtojë me katër vjet plain e Agjencisë Amerikane të Hapësirës për të ristudiuar sipërfaqen e hënës, bërë për herë të parë në vitin  1972.

Fondet shtesë të kërkuara nga qeveria Trum do të rrisin shpenzimet e NASA-s në vitin 2020 në 22.6 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e fondeve të reja do të jenë të destinuara për kërkimin dhe zhvillimin e një sistemi të ri të për uljen në hënë, sipas një përmbledhje të rishikuar të buxhetit nga Agjencia e Hapësinore Amerikane. “Në ditët e qeverisë sime, po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në hënë dhe pastaj  do të shkojmëë Mars”-tha Trump në Twitter.  Megjithatë, analistët  shprehin dyshime nëse Kongresi do të japë pëlqimin për këtë mision dhe kohën e parashikuar. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ç'kuptim ka zhurma mediatike, nëse vendimi i DASH për Berishën ka kaq vlerë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *