“Nuk ka asnjë kompromis me interesat kombëtare. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahina e Shqipërisë së Madhe apo ndonjë shteti tjetër”. Kështu deklaroi kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç duke e bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) në qeverinë e ekspertëve.

Në një konferencë për mediat Abazoviç dënoi me forcë trazirat pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, do të ketë kohë për të festuar. Qëndroni në shtëpi, na duhet mençuri. Askujt nuk i duhen tensione përveç atyre që kanë humbur pushtetin. Por ne nuk duhet t’i pranojmë ato (rezultatet). Mali i Zi mund të zhvillohet vetëm si një shtet civil dhe të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk po heqim dorë nga këto postulata – kush nuk i pëlqen një shtet i tillë, nuk mund të jetë partneri ynë”, tha Abazovic, përcjell Pobjeda.

Lexo po ashtu:  Pas Ukrainës, Rusia nis stërvitjen ushtarake dhe mbrojtjen e ishujve Kurile, të pretenduara nga Japonia

Bazuar në 98.55 për qind të mostrës së përpunuar të materialit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi pohoi se Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti Millo Gjukanoviç, ka fituar 35.12 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi” 32.54 për qind të votave.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë” më 5.57 për qind, Socialdemokratët më 4.09 për qind, Partia e Boshnjakëve më 3.81 për qind, Partia Social-Demokrate më 3.14 për qind, Lista Shqiptare më 1.61 për qind dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” më 1.16 për qind.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *