Kohëzgjatja e leximit: 9 minuta

Më datë 17 të këtij muaji tetor OVL e UÇK-së organizoi në Tiranë një manifestim proteste kundër padrejtësisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës, që në zhargonin e përditshëm të gjithë I njohim si Gjyakata Speciale e Kosovës në Hagë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këtë ditë ishte edhe një personazh gri që ishte i ftuar në një dy ekrane televizive për të dhënë mendimin e tij rreth këtij manifestimi proteste. Gjë kjo që është shumë normale. Por gjatë elaborimit që ky individ bëri duke u munduar të bëjë edhe pak histori për dhe rreth UÇK -së, në realitet tha disa të pavërteta historike, nga ato që njeriu i thjeshtë dhe i pa mashtruar politikisht do t’i quante pa hezitim – gënjeshtra.

Individi për të cilin edhe do të shkruaj për të demaskuar gënjeshtrat që ai tha në lidhje me UÇK -në quhet Fatos Klosi.

Le ti shohim se çfar tha e pastaj t’i marrim me rradhë ato për t’i sqaruar.

1- Gjatë kohës që po fliste rreth UÇK -së në televizionin Euronews Albania tha se edhe ky kish marrë pjesë në bisedimet e NATO-KFOR dhe UÇK -së.
2- Po gjatë kësaj interviste në të njëjtin televizion deklaroi se për herë të parë Komandantët e Zonave Operative të UÇK -së u takuan në këtë mbledhje të lartpërmendur.
3- Ndërsa në darkë në televizionin MCN, në një emision të Ylli Rakipit, i pyetur direkt nga ky i fundit “A e ka ndihmuar Shqipëria UÇK -në ?” – Fatos Klosi u përgjigj – “Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë fishek UÇK -së”.

Të treja këto deklarime të Fatos Klosit janë totalisht të pa vërteta.

Mbledhja për të cilën Klosi flet është mbledhja e datës 18 qershor e mbajtur në fshatin Katund të ri të Malishevës ku ishte vendosur Shtabi i Përgjigjëshëm i UÇK -së, mbledhje kjo e mbajtur midis SHP të UÇK -së dhe NATO-s e përfaqësuar në këtë mbledhje nga Komandanti i KFOR, Gjenerali Mike Xhekson, mbledhje në të cilën u firmos marëveshja e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK -së.

Kjo mbledhje midis SHP dhe KFOR zgjati dy ditë, në datën 18 dhe 19 qershor 1999. Është e vërtetë se Klosi erdhi në atë fshat dhe në atë vendqëndrim të UÇK -së, ai erdhi aty ditën e dytë të këtyre bisedimeve.

Lexo po ashtu:  Studimi: Mbipesha dëmton rëndë kujtesën

Dhe në ditën që erdhi tentoi të merrte pjesë në to, dmth kërkoi që të hynte në sallën ku u mbajt mbledhja.
Por nuk hyri dot.

Nuk hyri dot të merrte pjesë në këtë mbledhje pasi Komandanti i KFOR-it, gjenerali Xhekson kërkoi specifikisht me emër e mbiemër që dy persona të mos merrnin pjesë në këtë mbledhje.

Personi i parë që tha që nuk duhej të ishte pjesë e kësaj marëveshjeje ishte Fatos Klosi.

Ndërsa personi i dytë për të cilin kërkoi të njëjtën gjë ishte Ali Ahmeti.

Pra këta dy persona NATO kërkoi që mos të ishin prezent në atë mbledhje historike.

Ndaj kur Klosi thot që “edhe unë isha pjesë e asaj marëveshjeje” është duke gënjyer, pasi ai nuk ka marrë pjesë në marëveshje.

Ai ka qënë prezent në vendin ku u mbajt mbledhja, ashtu siç ishin prezent edhe disa dhjetëra gazetarë, por nuk ka qënë prezent në mbledhjen në të cilën pretendon nëpër ekranet televizive të Tiranës se ka marrë pjesë.

Deklarata e dytë ka të bëjë me Komandantët e Zonanve Operative për të cilët Klosi thotë se “ Për herë të parë u takuan në atë mbledhje se nuk ishin takuar më parë, e nuk e njihnin njëri tjetrin”.

Edhe kjo është një gënjeshtër tjetër e Klosit.

Komandantët e zonave operative të UÇK të emëruar në këtë detyrë nga Shtabi i Përgjithëshëm kishin komunikim të vazhdueshëm me njëri tjetrin nëpërmjet telefonave satelitorë me të cilët i kishte paisur Shtabi i Përgjithëshëm.

Këta komandantë zonash gjatë luftës deri më datë 6 shkurt të 1999, nuk ishin tahuar asnjëherë të gjithë sëbashku pasi nuk kishte pasur nevojë, pasi koordinimin e tyre dhe të zonave e bënte shpesh SHP, por edhe vetë ata me njëri tjetrin.

Dhe deri më datë 6 shkurt të 1999 Komandantët e zonave operative nuk ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithëshëm, por ishin nën varësi të tij direkte.
Me datë 6 shkurt 1999 në mbledhjen e mbajtur në Arbri të Drenicës ku morën pjesë gjithë komandantët e zonave, u vendos që edhe ata prej atij momenti të ishin anëtarë të SHP.

Dhe për këtë takim dhe vendim SHP i UÇK doli me një komunikatë të veçantë për shtyp, komunikatë e cila mban nr 31.

Kjo deklaratë e Klosit tregon qartësisht që ai nuk ka asnjë njohuri rreth UÇK –së.

Pra edhe në këtë rast Klosi gënjeu.

Tashti le të sqarojmë përgjigjen negative të Klosit “Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë fishek UÇK -së” dhënë pyetjes direkte të Ylli Rakipit “A e ka ndihmuar Shqipëria UÇK -në ?”

Lexo po ashtu:  Privatizimi i KEDS në mënyrë të jashtëligjshme, prokuroria pritet t’i intervistojë katër ish-ministra

Edhe në këtë rast Klosi ka gënjyer paturpësisht duke mohuar ndihmën që shteti Shqiptar i ka dhënë UÇK.

Shteti shqiptar ka ndihmuar drejtpërdrejt UÇK –në.

Në vitin 1990 shteti Shqiptar bën një marëveshje me LDK në një takim të mbajtur në aeroportin e Rinasit midis Ramizë Alisë dhe Ibrahim Rugovës, për përgatitjen ushtarake të tre grupeve të shqiptarëve të Kosovës nga ushtria shqiptare.

Për këtë arsye Ministri i Mbrojtjes Perikli Teta nxjerr Vendimin për lejimin e stërvitjeve ushtarake dhe vendin se ku do të mbahen ato.
Vendi u caktua në Surrel, afër Tiranës dhe u caktua përgjegjës për t’i përcjellur ushtrimet Zv. ministri Halil Hyseni së bashku me një grup oficerësh, ndër më të mirët nga ushtria shqiptare.

Në grupin e parë prej 54 vetash merrte pjesë edhe heroi Sali Cekaj.
Grupi i dytë përbëhej nga 52 veta dhe në të merrnin pjesë heroi Adem Jashari sëbashku me djalin Lulzimin, si dhe heroi Zahir Pajaziti.

Nga grupi i parë iu bashkangjit grupit të dytë vetëm Sali Cekaj, dhe nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë stërvitje vetëm 34 veta pranuan që të hynin në Kosovë të armatosur nga shteti Shqiptar me kallashnikov dhe me nga 4 karikatorë më fishekë.
Dhe një pjesë e oficerëve që i stërvitën u caktuan me detyrë që t’ shoqëronin deri në kufirin e atëhershëm midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Për arsye të historisë që mohon Fatos Klosi po publikoj emrat e atyre që hynë në kosovë pas kësaj stërvitje nga ana e Shtetit Shqiptar dhe në krah edhe numrin e kallashnikovit që morri në dorëzim secili prej tyre:

Me datën 08. 12. 1991 u bë kalimi i kufirit i cili mund të konsiderohet me plotë gojën si thyerja e parë e kufirit shqiptaro shqiptar.

  1. Hasan Ferizi Deçan 20102614, 4 karikator, 120 fishekë
  2. Shkelzen Gjoni Deçan 20097018, 4 karikatorë, 120 fishekë
  3. Sami Tahiraj Deçan 17029553, 4 karikatorë 120
  4. Osman Ferizi Deçan 4176733 4 karikatorë 120
  5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 karikatorë 120
  6. Hilmi Peci Mitrovicë 12133987 4 karikatorë 120
  7. Ramadan Begu Mitrovicë 11113957 4 karikatorë 120
  8. Nazmi Bajrami Mitrovicë 4176505 4 karikatorë 120
  9. Ejup Murseli Mitrovicë 20115049 4 karikatorë 120
  10. Shahin Bejtullahu Mitrovicë 20112290 4 karikatorë 120
  11. Lutfi Jonuzi Mitrovicë 20060919 4 karikatorë 120
  12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 karikatorë 120
  13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 karikatorë 120
  14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 karikatorë 120
  15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 karikatorë 120
  16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 karikatorë 120
  17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 karikatorë 120
  18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 karikatorë 120
  19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovë 20096701 4 karikatorë 120
  20. Naim Gubetini Prishtinë 20098575 4 karikatorë 120
  21. Shemsi Zeqiri Prishtinë 20102917 4 karikatorë 120
  22. Xhavit Gubetini Prishtinë 20113567 4 karikatorë 120
  23. Faton Gajtani Prishtinë 20108076 4 karikatorë 120
  24. Isuf Ismajli Prishtinë 20065291 4 karikatorë 120
  25. Driton Restelica Podujevë 11101858 4 karikatorë 120
  26. Ekrem Sheholli Podujevë 1112249 4 karikatorë 120
  27. Qenan Azizi Tetovë 20106021 4 karikatorë 120
  28. Feriz Xhemaili Tetovë 20060106 4 karikatorë 120
  29. Nuri Bexheti Tetovë 20027760 4 karikatorë 120
  30. Bujar Zeneli Kumanovë 20063866 4 karikatorë 120
  31. Orhan Ibrahimi Kumanovë 20050812 4 karikatorë 120
  32. Jakup Limani Shkup 411651 4 karikatorë 120
  33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 karikatorë 120
    34 Salih Çekaj Decan
Lexo po ashtu:  Pastërtia e shqipes dhe ndryshimet gjuhësore

Dhe këta persona krijuan grupet e para të armatosura të UÇK -së.

Por kjo nuk ishte hera e vetme që shteti shqiptar ndihmoi UÇK -në.

Në mars të vitit 1999 pas vendimit të NATO-s për të bomabrduar forcat Serbe, Ministria e
Mbrojtjes e Shqipërisë e drejtuar nga Luan Hajdaraga vendosi që të të ngrente dy qëndra stërvitore për të trajnuar dhe paisur me armatimin e duhur të gjithë vullnetarët e UÇK -së që vinin nga diaspora.

Për këtë arsye ngriti bazën stërvitore të Fekenit që varej nga Shkolla e Oficerëve “Skënderbej”, si dhe bazën stërvitore të Burrelit e cila varej nga Batalioni i sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në të dy këto baza nga prilli i vitit 1999 deri në qershor të po atij viti u trajnuan, veshën e paisën me armatime e municione mbi 8 mijë shqiptarë vullnetarë të UÇK -së.

Përveç kësaj në kohën që filloi operacioni ushtarak “Shigjeta” i UÇK -së për të thyer kufirin, dhe forcat e UÇK -së sulmuan në Koshare, Ushtria Shqiptare solli 22 kamionë me municione për UÇK -në në atë zonë, dhe përvec kësaj një grup oficerësh të Divizionit të Kukësit të vendosur në rrethinat e Tropojës iu kundërpërgjigjën artilerisë serbe që bombardonte pikat e UÇK -së në Koshare me bateri goditjesh të topave të ushtrisë Shqiptare në ndihmë të UÇK -së.

Për të gjitha këto Fatos Kosi ka pasur dijeni dhe raporte të përditshme, por për arsye meskine dhe qëllime dashakeqëse në dëm të UÇK -së, në dëm të Shtetit Shqiptar dhe me qëllim të dëmtimit të historisë së lavdishme të UÇK -së dhe të bashkpunimit vëllazëror të Ushtrisë Shqiptare dhe Shtetit Shqiptar ka zgjedhur të gënjejë.

Dhe kur njeriu zgjedh të gënjejë ashtu si bën Fatos Klosi për gjëra të rëndësishme të historisë sonë, tregon se integriteti i këtij njeriu ka humbur në drejtim të paditur.