Dhembje…

Të rrosh është dhembje,
Është dhembje vërtet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a në ëndërr
S’e di se ç’të ndodh, a ç’të pret.
Dhembje të ecësh i vetëm në rrugë,
Këpucët e tua të ndjesh,
Dhembje të hash pak supë e pak bukë,
Të presësh me dhëmbë një presh.
Dhembje të ndjesh një sharje pas shpine
Nga nje udhëtar që s’e njeh,
Dhembje kur miqtë s’ta shkelin shtëpinë
Dhe s’duan të dinë si je.

/MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Proteston komuniteti serb në Kanada, tentojnë të ndalojnë ngritjen e flamujve kosovarë
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com