Kur isha 15 vjeç me perjashtuan nga shkolla, por kjo gje nuk me beri pershtypje: ky ishte fillimi i adoleshences time, nje adoleshence e shfrenuar.
Gjate kesaj kohe kisha nje shoqeri te re, miq te rinj me te cilet rrija gjithmone. Mes nesh ekzistonte respekti dhe miqesia. Me pas filluam te pinim alkool sepse ishte argetuese dhe na bente te ndjeheshim me te medhenj.
Vazhduam keshtu per disa kohe. Pas ca vitesh, ne moshen 19 vjeçare me dukej vetja shume i rritur. Ne kete periudhe u kthyen nga jashte dy kusherinjte e mi qe kishin shperndare droge ne Zvicer.
Per ata te shperndaje ishte bere nje pune e zakonshme, dhe sapo u kthyen vazhduan edhe ketu. Fillova te frekuentoja me te voglin dhe u bera kurioz te dija se çfare ishte droga, kokaina. Keshtu e provova, me kusheririn tim thjesht per kuriozitet.
Por, me vone ai me tha qe duhet te perdornim nga pak heroine per te largura dhimbjen e kokes qe te linte kokaina.
Heroina mu duk me e embel, sepse me bente te ndjehesha i qete dhe fillova ta perdorja dy apo tre here ne jave. Ne ate kohe, me nje mikun tim morem me qera nje lokal, por puna nuk na shkonte mire, keshtu qe nje jave para se ta mbyllnim, isha shume i merzitur dhe nuk dija çfare te beja, sepse kisha deshtuar me punen dhe lokalin dhe fillova te merrja droge perdite.

Mbyllem lokalin dhe fillova te punoja ne nje tjeter, si kamarier, ne qender te qytetit. Puna ishte e mire dhe kisha mjaft leke. Pas nja dy muajsh, nje dite ngela pa droge dhe u ndjeva shume keq. Lashe punen, fillova te vjedh dhe te frekuentoja perdorues te tjere, me te medhenj se une dhe e kuptova qe isha bere me te vertete nje prej tyre. Kështu mbyta jetën time. Por unë nuk dua të dorëzohem, akoma shpresoj dhe luftoj të kthehem aty ku isha si një 16 vjecar. Une akoma po luftoj.
Të lutem bëjë kujdes mos u bë si unë. Mos u beso shokëve e rrethit të degjeneruar… MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Gruaja që do vetminë nuk është e çuditshme. Eshtë e lirë dhe e qetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *