“Gjithë zotësia njerëzore nuk është gjë tjetër veçse një përzierje durimi dhe kohe”. – Honore de Balzak

“Duhet të zgjohesh herët, nëse do që dita të duket e gjatë”. – Ernest Heminguej

“Asnjëherë nuk do të kesh kohë për diçka, në qoftë se nuk do që të gjesh kohë”. – Leonardo da Vinci

“Koha shëron dhimbjet dhe zënkat”. – Blaise Paskal

“Nuk ka dhimbje më të madhe, se sa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim”. – Dante Alighieri

“Mblidhe kohën dhe ruaje. Një pjesë e kohës na rrëmbehet, një pjesë përsëri na shkon pa u diktuar, kurse një pjesë na ikën fare kot. Humbja më e turpshme është ajo që vjen nga pakujdesia jonë”. – Seneka

“Kohës i duhet dhënë kohë”. – Miguel de Servantes

“Koha zbulon gjithçka, është si personi llafazan që flet pa qenë nevoja ta pyesësh”. – Euripidi

“Humbja e kohës është më e rëndë për atë që di më shumë”. – Gëte

“Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta përbëhet nga koha”. – Sami Frashëri

Lexo po ashtu:  Lutje për ndihmë shkollës shqipe në Manastir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *