Fitim Dika

Shpesh gjeopolitikat ndërkombëtare vendosin mbi fatin e Ballkanit dhe kjo le të kuptohet edhe gjatë Konferencës së Jaltës mes tre liderëve të atëhershëm botërorë Truman, Çërçil dhe Stalin. Por çfarë do thoshte në fillim të shekullit 20-të për ballkanasit, njohja më e mirë e tyre, studiuesja Edith Durham.

“Të shkretët popujt e Ballkanit! Nuk është as raca e mirë dhe as lufta e të fortit që del ngadhnjimtare. Por del ngadhnjimtar vetëm ai që financohet më shumë nga ndonjë Fuqi e Madhe e jashtme. Megjithatë, gjendja e tyre nuk është shpresëhumbur, sepse kur natyra përzihet me një trikal ajo kthehet, përsëri me një pushkë dhe në kohën më të përshtatshme me gjithë ndërhyrjen evropiane, ata do të mbijetojnë,” do shkruajë Edit Durham në librin e saj të parë mbi ballkanasit në “Brenga e Ballkanit” 1905.

Megjithatë, po në atë libër, kur ndalet konkretisht te populli shqiptar, ajo do shkruajë:

“Kur ata (shqiptarët: SHP: Fitim Dika) të mos jenë më të detyruar që të mbeten të shkëputur nga bota, atëherë ata do të zgjohen dhe do të shihet fuqia e tyre. Të siguroj, ata janë Bismarkë, Bismarkë të vërtetë. Dikur ata do të kërkojnë dhe Europa do të jetë e detyruar t’ua jap atë që do të kërkojnë!”.

Lexo po ashtu:  10 fakte historike (disa të panjohura) nga jeta e Ismail Qemalit

Lindën pyetja, a ka ardhur koha që ne vërtetë “të kërkojmë”?/BS

Vërejtje: Për më shumë mund të lexoni librin “Brenda e Ballkanit”, 1905, të autores Edith Durham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *