kademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur të japë Çmimin “Nobel” në Kimi për 2020 për Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna, për zhvillimin e një metode për editimin e gjeneve”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Çmimit Nobel në Facebook, duke thënë se dy fizikantet e kanë zbuluar një nga mjetet më të mprehta të teknologjisë gjenike: gërshërët gjenetikë CRISPR / Cas9.

“Që kur Charpentier dhe Doudna zbuluan gërshërët gjenetikë CRISPR / Cas9 në 2012 përdorimi i tyre ka shpërthyer. Ky mjet ka kontribuar në shumë zbulime të rëndësishme në kërkimet themelore, dhe studiuesit e bimëve kanë qenë në gjendje të zhvillojnë të korra që i rezistojnë mykut, dëmtuesve dhe thatësirës. Në mjekësi, provat klinike të terapive të reja të kancerit janë duke u zhvilluar dhe ëndrra për të qenë në gjendje të kurojë sëmundjet e trashëguara është gati të realizohet. Këto gërshërë gjenetikë kanë çuar shkencat e jetës në një epokë të re dhe, në shumë mënyra, po sjellin përfitimin më të madh për njerëzimin”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Qeveria ia mundëson djalit të minatorit që vdiq tragjikisht të punojë në minierë!

Kontributi i Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A. Doudna me zbulimet e tyre është tejet i madh për botën e shkencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *