Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në të gjithë botën, njoftoi shërbimi i motit Copernicus.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai ishte për 0.05 gradë Celsius më i ngrohtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ka vendosur rekordin e mëparshëm të lartë.
Shkencëtarët thonë se ky është një tregues i qartë i temperaturave që nxiten nga emetimet e gazrave, që bën shoqëria njerëzore.

Copernicus, që është programi i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e Tokës, tha se ngrohtësia në Arktikun Siberian vazhdon të jetë shumë mbi mesataren.
Ky vit po ashtu parashikohet të jetë më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Sipas të dhënave të BE-së, që nga fundi i viteve 1970, temperaturat globale janë rritur për 0.2 gradë Celsius çdo dekadë.




