Ushtria izraelite sapo ka dërguar një raketë shkatërruese mbi ndërtesën ku është vendosur media ndërkombëtare Al Jazeera. Ndërtesa e sulmuar ndodhet në Gaza dhe përfshin të gjithë rrjetin e Al Jazeera dhe Agjencinë prestigjioze të lajmeve Associated Press.

Para sulmit, ushtria izraelite paralajmëroi një orë përpara që do të sulmonte me raketë zyrat e Al Jazeera, pa dhënë asnjë shkak mbi arsyet e sulmit.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi iAP-së, ku përmes një shkrimi kanë thënë se nuk kanë pasur shpjegim të mënjershëm se pse ndërtesa në të cilën ishin të vendosur ata, ishte në shënjestër të ushtrisë izraelite.

“Sulmi ajror të shtunën erdhi afërsisht një orë pasi ushtria izraelite urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën. Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm se pse ndërtesa ishte në shënjestër. Ndërtesa strehon Associated Press, Al-Jazeera dhe një numër zyrash dhe apartamentesh”, thuhet në tekstin e lëshuar nga kjo media.

Më herët, AP raportoi se pronari i ndërtesës, Jawwad Mahdi, iu kishte thënë se kishin vetëm një orë kohë për tu larguar në mënyrë që ndërtesa të evakuohej.

Lexo po ashtu:  Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

Deri më tani nuk ka informacion për persona të plagosur dhe viktima nga sulmi.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *