Plastika e përdorur dhe e hedhur poshtë nga njerëzit do të përhapet kudo. Lënia pas dore e objekteve të këtij materiali, që përdoren gjithnjë e më shpesh, është për fat të keq një fakt.

Megjithëse ndërgjegjësimi për këtë temë po rritet, ka ende një rrugë të gjatë për të parandaluar që mjedisi të mos kthehet në një depozitë të madhe plastike të përdorur.

Në dekadat e fundit, situata është përkeqësuar, dhe është çështje së cilës i duhet vënë alarmi.

Ndoshta ne nuk e vërejmë atë në shikim të parë, por plastika është kudo, dhe shpesh ndotja e shkaktuar nga ajo është e pa rekuperueshme.

Përveç “ishujve” të vërtetë në oqeanet dhe plastikës që përfundon në stomakun e kafshëve, ekziston një fenomen tjetër që, për disa kohë, po përparon në një mënyrë shqetësuese. Studiuesit së fundmi kanë zbuluar se në akujt e Arktikut janë zbuluar edhe sasi të konsiderueshme plastike.

Ata kanë analizuar borën dhe kanë dalluar se bashkë me të bie edhe plastikë në tokë dhe gjendja është vërtet shqetësuese. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Letra për Dritëroin: Sa të due mor fishek…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *