ALBIN KURTI ËSHTË DEFINITIVISHT PERSONIFIKIMI MË AUTENTIK I VLERAVE HUMANE, FISNIKE DHE ATDHETARE

Lirim Gashi
Prostituta politike mashkullore dhe femërore janë speciet dy këmbëshe, që ambiciet e tyre puro egoiste karrieriste dhe materialiste i lidhin 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit më kalkulatorin, të cilin ditën e mbajnë në xhep të pantallonave, ndërkaq natën në xhep të pixhamave.
Pikë.

E kundërta diametrale e prostitutave politike është Albin Kurti.
Sepse nëse dikush në këtë vend e ka vënë potencialin dhe kalkulatorin e tij mendor dhe fizik, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, në shërbim të interesave popullore, kombëtare, atdhetare dhe shtetërore, në kuptimin më të sinqertë, pakorruptuar, fisnik e human të fjalës dhe veprës, atëherë ai individ është Albin Kurti.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ai angazhimin e tij e ka paguar me një sasi të paimagjinueshme të gjakut, djersës, mundit, sakrificës dhe torturës.
Sepse angazhimin e tij të pashoq për të mirën e popullit, kombit dhe shtetit, në sasi të barabartë e kanë pasur halë në sy armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.
Prandaj asnjë politikan i gjallë shqiptar nuk është torturuar kaq brutalisht, si nga armiku i jashtëm ashtu edhe nga armiku i brendshëm për shkak të bindjeve dhe parimeve të tij të paluajtshme.

Lexo po ashtu:  I dashur Zelensky, mos shpreso tek ai që nuk i bojkotoj serbët për gjenocid ndaj shqiptarëve

Prandaj asnjë politikan i gjallë shqiptar nuk e ka paguar një çmim aq lartë për shkak të bindjeve dhe parimeve të tij të paluajtshme.
Ndërkaq është torturuar brutalisht si askush tjetër në këtë vend, sepse në asnjë çast të jetës nuk e ka kursyer vetveten nga rreziku alarmant për shëndetin dhe jetën e tij, sa herë që pararendësit e tij i kanë vënë në pazar interesat e popullit, atdheut dhe shtetit.
Prandaj atij asnjë post partiak dhe shtetëror nuk i ka pikur nga qielli në pjatë, përkundrazi, ai të gjitha postet i ka nga populli i tij dhuratë.
Sepse populli i tij i ka ndier thellë në zemër qëllimet e tij të sinqerta, parimore, atdhetare, humane dhe fisnike.

Prandaj, nuk gabojmë aspak nëse themi, se Albin Kurti përmes angazhimit të tij të pashoq e ka shndërruar veten e tij në një shërbëtor të palodhshëm të këtij populli të stërvuajtur dhe të këtij shteti të rrënuar nga pararendësit e tij.
Cili prej jush e ka dëgjuar Albinin duke u krekosur dhe ankuar për vuajtjet dhe sakrificat e tij?
Cili prej jush e ka dëgjuar Albinin duke e kërkuar ndonjë privilegj të posaçëm për shkak të vuajtjeve dhe sakrificave të tij ?
Unë për vetën time asnjë herë.

Lexo po ashtu:  FSKJ-ja nuk është ushtri private e askujt !

Prandaj është me meritë truri, zemra, vlera dhe krenaria më e madhe e popullit të tij.
Dhe pikërisht për këtë arsye do ta ketë gjithmonë vendin më të posaçëm në zemrën time së bashku me Ukshin Hotin.
Sepse Albini është sot njeriu dhe politikani më inteligjent, sinqertë, parimor, atdhetar dhe pakorruptuar në Evropë.
Lutem dhe shpresoj që të mbetet i tillë deri në fund të jetës.
Pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *