Bota ka humbur më shumë se dy të tretat e kafshëve të egra në më pak se 50 vjet, kryesisht për shkak të aktivitetit njerëzor.

Shifra ka dalë nga një raport i Fondit Botëror për Natyrën (WWF), që thekson rreziqet e një kolapsi të tillë për të ardhmen e njerëzimit.

Midis viteve 1970 dhe 2016, rreth 68% e kësaj faune u zhduk, sipas Indeksit të Planetit të Gjallë, një raport që hartohet çdo dy vjet nga WWF.

Shkaku kryesor është shkatërrimi i habitateve natyrore, veçanërisht për bujqësinë, një trend që rrezikon të favorizojë pandemitë e reja të ngjashme me Covid-19: rënia e njerëzve dhe kafshëve në kontakt me njëri-tjetrin lehtëson transmetimin e viruseve nga specia në specie.

Ky indeks, i përpiluar në bashkëpunim me Shoqërinë Zoologjike të Londrës, merr në konsideratë rreth 4 000 specie vertebrorësh të ndara në rreth 21 000 popullata kafshësh në të gjithë botën. Raporti evidenton një përshpejtim të ri në rënien e biodiversitetit, i cili ishte në nivelin 60% në raportin e fundit të vitit 2018.

Lexo po ashtu:  "Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të:'Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë'. - Ditari i Fan Nolit për Faik Konicën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *