Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk e mendoni kështu, do të jetoni të paaftë të lëvizni, të krijoni, të evoluoni, të shihni ëndrrat tuaja të realizohen, të jeni të lumtur, të keni gjithçka që keni imagjinuar gjithmonë. Nëse besoni se diçka është e pamundur, nuk do të arrini kurrë asgjë dhe nuk do t’i shihni kurrë ëndrrat tuaja të realizohen.

Siç thuhet, e pamundura kërkon pak më shumë kohë për të ardhur, pavarësisht sa mund të bëni për të provuar e provuar. Ju duhet ta dëshironi dhe ta arrini atë. Ju duhet të punoni shumë dhe të hidheni “me kokë” në të, me ose pa frikë, por gjithmonë drejtohuni drejt asaj që dëshironi, përndryshe nuk do t’i dini kurrë rezultatet.

Besimi në të pamundurën

Nëse jemi në gjendje të besojmë në të pamundurën, do të jemi në gjendje ta kthejmë atë në realitet. E vetmja mënyrë që njerëzit dinë për të ecur përpara në jetë, për të gjetur triumfin dhe për të qenë vetvetja, është të besojnë në gjithçka që duket e pamundur dhe e paarritshme. Përndryshe, ne kurrë nuk do të arrijmë asgjë dhe do të ndalemi gjithmonë.

Lexo po ashtu:  Ja 25 histori të jashtëzakonshme mbijetese.

Çfarë mendoni se do t’ju kishin thënë Bill Gates ose Steve Jobs vite më parë, kur ata nuk ishin asgjë më shumë se fëmijë me një ëndërr? Ata besuan tek vetja, në aftësinë e tyre për të triumfuar, në vullnetin dhe talentin e tyre për të parë ëndrrën e tyre të realizuar. Dhe ia dolën.


“E pamundura është fantazma e të ndrojturve dhe streha e frikacakëve… Fjala e pamundur nuk gjendet në fjalorin tim” – Napoleon Bonaparte-


Pavarësisht kësaj, nuk ka nevojë të shkohet kaq larg. Në jetën tonë të përditshme kemi shembuj se sa shumë gjëra besojmë se janë të pamundura dhe të cilat as nuk guxojmë t’i mendojmë. Janë qindra njerëz që bëjnë jetë të paqëndrueshme, të parëndësishme dhe të pakënaqur, të cilët ëndërrojnë të kapërcejnë veten dhe të dalin nga ai labirint në të cilin janë ngujuar, por nuk mund ta bëjnë këtë sepse nuk e konsiderojnë të mundur.

Nëse gjithçka në jetën tuaj është stres, peshë, dhimbje ose pakënaqësi, mos e bindni veten se të dilni prej andej është e pamundur, sepse është hapi i parë drejt të mos bërit asgjë. Do të justifikoheni për të mos lëvizur. Do t’i thoni vetes se kështu jeni më të sigurt, se kështu do të pranoheni nga shoqëria, se vetmia është shumë më e keqe, por në të vërtetë jeni të frikësuar dhe të paaftë për të reaguar, duke e bërë ‘realitetin e pamundur. 

Lexo po ashtu:  Kujtoj me mall një çast gëzimi

Harrojeni frikën e dështimit

Vetëm një kategori njerëzish dështojnë: ata që nuk rrezikojnë. Ata që besojnë se e pamundura është e paarritshme dhe që jetojnë një ekzistencë të sigurisë së rreme, nuk do të gabojnë kurrë, por as nuk do të shijojnë shijen e ëmbël të suksesit, lumturisë dhe të shohin pengesat e kapërcyera dhe qëllimet e arritura.

Ata kanë një frikë të madhe nga dështimi. Zilia i gërryen sepse nuk janë në gjendje të rrezikojnë dhe ndiejnë pakënaqësi ndaj atyre që, në vend të kësaj, guxojnë. Do t’i dëgjosh të kritikojnë dhe të shajnë, por në realitet janë të paqëndrueshëm, janë të tmerruar, kanë harruar ëndrrat dhe nuk dinë të reagojnë, ndaj përdorin si mburojë sigurinë që ofron turma.

Nëse besoni në të pamundurën, mos lejoni që të tërhiqeni nga turmat, që ju thonë se si duhet të veproni, cilat duhet të jenë qëllimet tuaja, cilat objektiva duhet të arrini dhe cilat janë kufijtë tuaj. Nuk duhet të përqendroheni se ku janë kufijtë, por se si t’i kapërceni ato.

Lexo po ashtu:  10 thënie të bukura mbi jetën!

Një person me ëndrra është i aftë të arrijë të pamundurën. Dështimi dhe ajo që do të thonë të tjerët nuk e tremb dhe ai ngrihet përsëri derisa të arrijë qëllimin e vet. E pasi i arrin qëllimet, ndjek objektiva të reja që sprovojnë kufijtë dhe aftësitë, sepse vetëm kështu ndihet i gjallë dhe i lumtur.

Njerëzit që besojnë në të pamundurën e bëjnë botën të rrotullohet

Nëse shikoni prapa, sa njerëz shihni që besuan në të pamundurën dhe që për këtë arsye triumfuan? Më sipër flisnim për Steve Jobs ose Bill Gates, por ata nuk janë të vetmit. Hypatia e Aleksandrisë, Galileo Galilei, Marie Curie… Kanë qenë kaq shumë njerëz që për mijëra vjet kanë besuar në vetveten dhe në të pamundurën, sa është e pabesueshme të mendosh diçka ndryshe. / bota.al