Pa marrë parasysh situatën ekzistuese me coronavirusin, mund të ecni edhe në shtëpi, edhe në vend

Në studimin e publikuar në revistën JAMA, është përcaktuar që ndër personat të cilët në ditë ecin 8.000 hapa (përafërsisht 6,5 kilometra) janë shënuar 51 për qind gjasa më të vogla që do të vdesin në dhjetë vjetët e ardhshëm nga çfarëdo shkaku qoftë, duke përfshirë edhe kancerin dhe sëmundjet e zemrës, në krahasim me ata të cilët ecin dyfish më pak.

Nëse ecni më shumë, 12.000 hapa, gjasat tuaja për vdekje në periudhën e përmendur do të jenë 65 për qind më të vogla nga ata të cilët bëjnë 4.000 hapa, shkruan Washington Post.

Deri te këto rezultate shkencëtarët kanë ardhur me analizën e të dhënave nga mostra reprezentative e 4.840 amerikanëve me moshë mbi 40-vjeçare, të cilët kanë i ndjekur dhjetë vjet dhe u kanë numëruar hapat me akselerometër, aparat të cilin e kanë bartur në ijë.

Në periudhën dhjetëvjeçare kanë vdekur 1.165 pjesëmarrës të hulumtimit. Është treguar që pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe racën, më shumë hapa nënkupton më pak rrezik nga vdekja.

Lexo po ashtu:  Jep rezultate shumë optimiste trajtimi me qeliza staminale i sklerozës së shumëfishtë

Me atë rast intensiteti i ecjes nuk ka qenë i rëndësishëm.

Në tekst përmendet që, pa marrë parasysh situatën ekzistuese me coronavirusin, mund të ecni edhe në shtëpi, edhe në vend.

Ndërkaq edhe jashtë, me kusht që të mbani distancën prej dy metrash nga të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *