Në Kosovë janë miratuar sot masat e reja anti-Covid. Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.

“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.

Lexo po ashtu:  Vitali Klitschko: Nuk përjashtojmë mundësinë e një sulmi kimik nga Rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *