Në Kosovë janë miratuar sot masat e reja anti-Covid. Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.





