Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre në vitin 2022.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.
“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në vitin 2022 ishin pjesë e largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, kjo sipas urdhërave të Serbisë, në kuadër të tensioneve politike dhe institucionale që pasuan vendimin për zbatimin e masave lidhur me targat e automjeteve.
