Shumica e vendeve Evropiane kanë aplikuar masa për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 që do të thotë se njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po marrin mësim përmes internetit.Edhe YouTube redukton cilësinë e videove

YouTube i është bashkuar Netflix duke reduktuar cilësinë e videove në Evropë për të ulur ngarkesën në internet raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Përkohësisht do të kalojmë të gjithë trafikun në Evropë në Standard Definition (SD),” bëri të ditur kompania në një deklaratë.

Përveç kësaj Alphabet publikoi një hapësirë të dedikuar për verifikimin e fakteve dhe lajmeve rreth koronavirusit në 16 vende të botës.

Shumica e vendeve Evropiane kanë aplikuar masa për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 që do të thotë se njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po marrin mësim përmes internetit.

Ditën e djeshme Netflix u bë platforma e parë madhore streaming e cila reduktoi cilësinë e videove për 30 ditët e ardhshme. Si rezultat trafiku do të reduktohej me 25%.

Lexo po ashtu:  Prijëtarëve - Nga Esat Mekuli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *