Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Shumica e vendeve Evropiane kanë aplikuar masa për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 që do të thotë se njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po marrin mësim përmes internetit.Edhe YouTube redukton cilësinë e videove

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

YouTube i është bashkuar Netflix duke reduktuar cilësinë e videove në Evropë për të ulur ngarkesën në internet raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Përkohësisht do të kalojmë të gjithë trafikun në Evropë në Standard Definition (SD),” bëri të ditur kompania në një deklaratë.

Përveç kësaj Alphabet publikoi një hapësirë të dedikuar për verifikimin e fakteve dhe lajmeve rreth koronavirusit në 16 vende të botës.

Shumica e vendeve Evropiane kanë aplikuar masa për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 që do të thotë se njerëzit po punojnë nga shtëpia dhe fëmijët po marrin mësim përmes internetit.

Lexo po ashtu:  Betoni kundër historisë: A po përsëritet krimi kulturor në Pejë? A po e shkatërrojmë vetë qytetin antik të Pejës?

Ditën e djeshme Netflix u bë platforma e parë madhore streaming e cila reduktoi cilësinë e videove për 30 ditët e ardhshme. Si rezultat trafiku do të reduktohej me 25%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *