Ky më poshtë është Edward Said, duke hedhur gurin simbolik me rastin e vizitës së tij në Libanin jugor, të sapoçliruar nga okupimi 18-vjeçar izraelit. Ky është profesori i Columbia University, intelektuali i madh, filozofi, kritiku, qytetari amerikan, i biri i një veterani ushtarak, themeluesi i fushës akademike të studimeve postkoloniale dhe autori i shumë veprave të pavdekshme kritike, politike, sociologjike e filozofike.
Nga Gëzim Mekuli
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai u sulmua dhe u kritikua nga spin doctor-ë, retorikanë, intelektualë, filozofë, media dhe politikanë të shumtë të kohës, por njëkohësisht u mbështet edhe më fuqishëm nga bota me dinjitet dhe kredo morale. Fatmirësisht, akademiku Edward Said i dëshmoi dhe i shpjegoi botës se gjuajtja e gurit ishte vetëm një “akt simbolik i gëzimit për përfundimin e një okupimi”, asgjë më shumë.

Profesori Said mbeti i nderuar dhe i respektuar nga bota e shkencës dhe e politikës humane. Edward Said, sot, më kujton fatin e Albin Kurtit, i cili, me simbolikën dhe veprën e tij, dëshmoi se është humanist dhe demokrat me përmasa jo vetëm kombëtare, por edhe universale.

Të dashur lexues,
Në Norvegji kemi poetin e madh kombëtar, të dashur nga populli dhe elita norvegjeze, Knut Hamsun, i cili, ndër tjerash, i shkruante Adolf Hitler: “Unë të admiroj”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku bashku me gruan Marie, me 18 Mai 1943, vizitojnë ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin. Pas vizitës, poeti i madh vendosi për t’ja dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të cmimit Nobel për letërsi me gjithë diplomë.
Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time”. “Kur Hamsun më pa për herë të parë, sytë e tij ju mbushën me lot,” shënon Göbels në ditarin e tij. Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, shkrimtari mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin Vidkun Quisling, bashkëpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. “Po të kisha dhjetë vota, atij, të gjitha do ja kisha dhënë”, shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij, Knut Hamsun.

Më 7 maj 1945, në një gazetë të kontrolluar nga nazistët, ai botoi një nekrologji për Adolf Hitlerin, duke e përshkruar si burrë dhe patriot të madh të njerëzimit. Ndër të tjera, fituesi i Çmimit Nobel, shkrimtari dhe eseisti i madh norvegjez, shkruante për Hitlerin:
“Ai ishte një luftëtar, një luftëtar për njerëzimin dhe një predikues për të drejtën e të gjitha kombeve. Ai ishte një karakter reformator i rangut më të lartë…”
dhe më tej:
“…ne, ndjekësit e tij më të afërt, përulim tani kokat tona para vdekjes së tij.”
Përse ngatërrohen Edward Said, Albin Kurti dhe Knut Hamsun me dështakun Grenell?
Edward Said është një ndër filozofët më të mëdhenj botërorë, i cili la gjurmë të pashlyeshme në shkencat sociale, retorikë, politikë dhe media.
Edhe Knut Hamsun, sot, konsiderohet një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe më gjerë. Ai është një figurë qendrore e neo-romantizmit dhe një nga stilistët më me ndikim të letërsisë së periudhës ndërmjet dy luftërave botërore. Romani i tij “Sult” (Uria), botuar në vitin 1890, konsiderohet një vepër pioniere e modernizmit evropian. Në vitin 1920 ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.
Megjithatë, Hamsun mbetet një figurë thellësisht e diskutueshme, pasi mbajti marrëdhënie shumë miqësore me udhëheqësit më të lartë të nazizmit gjerman dhe mbështeti hapur pushtimin gjerman të Norvegjisë.
Por, pavarësisht kësaj, Knut Hamsun gëzon edhe sot një vlerësim të lartë në Norvegji, jo për mbështetjen që i dha nazizmit dhe pushtimit gjerman, por për trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike e letrare që i la kombit norvegjez. Hamsun është një ikonë e identitetit kulturor norvegjez. Ai mbetet i nderuar, i lexuar dhe i pazëvendësueshëm. Shoqëria norvegjeze nuk e mohoi kontributin e tij letrar, edhe pse nuk e fshehu kurrë përgjegjësinë e tij morale dhe politike.
Si do t’ia bëjë Grenelli me norvegjezët dhe amerikanët, të cilët nuk po i përjashtojnë nga jeta publike, akademike dhe intelektuale Edward Saidin dhe Knut Hamsunin?
Të dashur lexues,
Retorika e Grenellit, dhe disa mediave shqipe të Tiranës dhe Prishtinës, të kujton propagandën e ulët të Slobodan Millosheviqit. As Millosheviqi, as Rusia, e as sunduesit e pasluftës në Kosovë nuk janë marrë me kaq intensitet kundër personit të Albin Kurtit.
Ky fakt, kjo e vërtetë, të jep shpresë dhe të frymëzon. Të shtyn të mendosh se sa i rëndësishëm është Albin Kurti në skenën politike, sa ndikim ka dhe sa shumë i shqetëson kundërshtarët e tij.
*Publikuar në vitin mars – 2021
