Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për mediat e huaja se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët.

Por një operacion i tillë ka ngjallur shumë kritika dhe frikë për përhapjen e konfliktit. Së fundmi, Egjipti tha se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse dërgohen trupa ushtarake në Rafah, raporton VOA.

Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda.

Lexo po ashtu:  Sot votohet Albin Kurti për kryeministër dhe e gjithë qeveria e re