Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ishte e paligjshme. Në ktë konkluzion del një prej raporterëve të OKB-së, Agnes Callamard që përgjigjet për ekzekutimet arbitrare dhe pa vendim gjyqësor. Sipas Callamard pretendimi i amerikanëve dhe vrasja e 3 janarit u krye për shkak të të dhënave se Soleimani po organizonte një sulm ndaj trupave të SHBA nuk provohet.

Asnjë provë nuk është ofruar për pretendimin se gjeneral Soleimani po planifikonte një sulm kundër interesave amerikane, sidomos në Irak për ç’shkak vrasja e tij të ishte e domosdoshme dhe mund të justifikohej, shkruan Callamard  në një raport të përgatitur për Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, por ku SHBA nuk bën pjesë.

Sipas saj, vrasja e 3 janarit është në shkelje të nenit 2, pika 4 të Kartës së OKB-së, që ndalon kërcënimin apo përdorimin e forcës dhe u bën thirrje shteteve anëtare  respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve të tjera. SHBA nga ana e vet vazhdon ta deklarojë vrasjen e Soleimanit si akt vetëmbrojtjeje, por për të cilën nuk duket se bind kënd.

Lexo po ashtu:  Më të bukurat sipas horoskopit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *