Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ishte e paligjshme. Në ktë konkluzion del një prej raporterëve të OKB-së, Agnes Callamard që përgjigjet për ekzekutimet arbitrare dhe pa vendim gjyqësor. Sipas Callamard pretendimi i amerikanëve dhe vrasja e 3 janarit u krye për shkak të të dhënave se Soleimani po organizonte një sulm ndaj trupave të SHBA nuk provohet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Asnjë provë nuk është ofruar për pretendimin se gjeneral Soleimani po planifikonte një sulm kundër interesave amerikane, sidomos në Irak për ç’shkak vrasja e tij të ishte e domosdoshme dhe mund të justifikohej, shkruan Callamard në një raport të përgatitur për Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, por ku SHBA nuk bën pjesë.
Sipas saj, vrasja e 3 janarit është në shkelje të nenit 2, pika 4 të Kartës së OKB-së, që ndalon kërcënimin apo përdorimin e forcës dhe u bën thirrje shteteve anëtare respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve të tjera. SHBA nga ana e vet vazhdon ta deklarojë vrasjen e Soleimanit si akt vetëmbrojtjeje, por për të cilën nuk duket se bind kënd.





