Emilia Clarke duhet të xhironte sezonin e dytë të “Game of Thrones”. Kirurgjia në tru nuk ishte pjesë e asnjë plani. Ishte në palestër kur ndjeu një dhimbje të fortë dhe nxehtësi në të gjithë kokën. Vrapoi për në tualet dhe ra në tokë, me gjysmën e trupit që nuk e lëvizte dot. Një vajzë aty afër e pa dhe vrapoi ta ndihmonte.

Emilia Clarke vuajti nga një aneurizëm jetë kërcënuese në tru. I gjithë procesi ishte i dhimbshëm, por rekuperimi ishte akoma më i vështirë. Tri orë pas ndërhyrjes, mjekët thanë se mund të mos ia dilte të mbijetonte më tepër se në dy javët e ardhshme. Një infermiere e pyeti për emrin e saj dhe nuk ishte në gjendje të përgjigjej. “I kërkova stafit mjekësor të më linte të vdisja. Puna ime, karriera ime, ishin të përqendruara tek e folura, tek komunikimi, dhe pa to, isha e humbur”, ka thënë aktorja.

Humbja e kujtesës ishte e përkohshme, por rekuperimi ishte shumë i ngadaltë. Një muaj më vonë, ajo shkoi në setin e xhirimit dhe foli me regjizorin. “I thashë atij se çfarë më kishte ndodhur, por nuk doja të bëhesha objekt diskutimi publik. Shfaqja duhet të vazhdonte, edhe pse në shumicën e kohës as e dija se çfarë po bëja. Mendoja vetëm se do të vdisja”.

Lexo po ashtu:  7 këshilla për të mos thithur energjinë negative të të tjerëve

Ajo nuk u ankua asnjëherë, as në momentet kur dhimbja ishte tmerrësisht e fortë dhe nuk arrinte as të qetësohej nga morfina. “Jam rritur duke mësuar se nuk duhet të ankohem asnjëherë, ka gjithmonë persona që janë më keq se unë”.

Në vitin 2013, në një skaner rutinë, u vu re se ajo kishte nevojë për një ndërhyrje të dytë për t’u qetësuar plotësisht nga dhimbjet. Iu premtua se procedura do të ishte më e thjeshtë, por u zgjua me dhimbje të forta. Kirurgjia kishtë dështuar, kishte shumë hemorragji të brendshme dhe duhet të futej në një ndërhyrje të tretë urgjente.

Disa javë më vonë, duke u munduar që me modelin e flokëve të fshihte shenjat e ndërhyrjeve në kokë, Emilia Clarke takoi qindra fansa entuziastë në premierën e serialit në Comic-Con. E mbajti të fshehtë për afërsisht një dekadë gjithçka që i kishte ndodhur, derisa më në fund u hap për fansat dhe gjithë publikun. “Ndjehem me fat që kam arritur në fund të “Game of Thrones”. Jam e lumtur që arrita në fundin e kësaj historie dhe në fillimin e diçkaje tjetër që mund të nisë më vonë”, ka thënë Emilie.

Lexo po ashtu:  Emigracioni i shqiptarëve në Angli, Dua Lipa shpërthen në akuza ndaj ministrave anglezë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *