Faton Pirraj
Është me të vërtet shumë keq, që shumë njerëz ende besojnë që gjithçka do të kthehet së shpejti si më parë, nëse të gjithë i përmbahemi masave të qeverive. Dhe derisa po bëhet thirrje për kufizime të mëtejshme, ne gradualisht po mësohemi me masa gjithnjë e më të rrepta.

Nuk do të ketë më kthim. Në vend të kësaj vjen Normaliteti i Ri, “Great Reset”, “Transformimi Dixhital” dhe “Revolucioni i Katërt Industrial”. Ose me fjalë të tjera: Bota, ekonomitë dhe shoqëritë e saj po ristrukturohen, të mbështjella me një iluzion gjigant, realitet virtual global.

Nuk kemi të bëjmë me një komplot të qarqeve të errëta, JO, por me vazhdimin e një politike radikale tregu, që ka ekzistuar prej dekadash dhe që, me ndihmën e politikanëve, lobistëve, OJQ-ve, fondacioneve, mediave dhe korporatave, tani po vazhdon të realizohet më tutje.

“Hundët” e tyre pothuajse kudo nëpër botë janë futur. Kurse e gjithë kjo bëhet nën kujdesin e “Forumit Ekonomik Botëror”.

Më tutje, synimet e kësaj ideologjie po i përmbledhi shkurt:

Kolapsi i qëllimshëm i vonuar i ekonomisë reale dhe financiare duhet të ndodhë në mënyrë të kontrolluar. Faji i vihet virusit Sars-CoV-2 dhe efekteve të tij.

Të gjithë kritikat e kësaj politike janë shndërruar me dinakëri në arsye, se pse masat duhet të shtrëngohen herë pas here. Kjo pra e ndan shoqërinë dhe ngjall urrejtje.

Mediat po e përmbushin rolin e tyre si propagandues, frikë-bërës dhe opinion-bërës. Përmes psikologjisë së masës mediatike, po krijojnë një narrativë që është e pa alternativë. Kritikët shfaqen si “budallenj” nëpër media dhe portretizohen si armiq të ligjit, rendit, demokracisë, shëndetit dhe madje edhe të jetës.

Lexo po ashtu:  Stop diskriminimit

Bankat qendrore po punojnë pa probleme për të krijuar monedhat digjitale. Pasi të krijohen këto lloj monedhash dhe paraja të hiqet tërësisht, bankat mund të rrisin dhe ulin normat e interesit si të duan, dhe njerëzit thjesht mund të “fiken” sipas dëshirës, ​​siç po ndodh tashmë në Kinë.

Për më tepër, ekzistojnë mekanizma dhe struktura monitorimi si ai me dronët fluturues, me njohje të fytyrës, me sistemet e kreditimeve shoqërore, me futjen e çipave RFID në trup, me grumbullimin komplet të të dhënave biometrike ose me dosjet elektronike shëndetësore, me instalimin e teknologjisë 5G… Pjesa më e madhe e asaj, që u konsiderua kohëve të fundit si “teori e konspiracionit” në këtë fushë, tani po del vërtet reale dhe evidente.

Kapitalizmi aksionar neoliberal po zëvendësohet nga i ashtuquajturi kapitalizëm aksionar. Ajo që në dukje të parë duket si një zhvillim në drejtim të së mirës së përbashkët, në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se shpronësimi gradual i shtresës së mesme dhe atyre që tashmë janë varfëruar tepër.

“Great Reset” do të jetë fokusi i takimit të këtij viti të “Forumit Ekonomik Botëror”. Korporatat e mëdha (Firmat e mëdha ndërkombëtare) janë gati të marrin përsipër pozicionet e industrisë që janë bërë vakante përmes shkatërrimit të strukturave të vogla ekonomike. Tregtari vendas, dyqani i vogël i pajisjeve dhe agjencia e vogël e udhëtimeve nuk do të ekzistojnë më, në të ardhmen. Në vend të kësaj, korporatat e mëdha, do të marrin përsipër sektorë të tërë ekonomikë në formë monopoli. Kjo, gjithashtu, është vetëm një kontinuitet i një tendence të kahershme.

Lexo po ashtu:  Aq sa e perkrah Albini neootomanizmin dhe islamin politik dhe aq sa ka Ai averzion ndaj vlerave evropiane dhe kristjane, aq kam unë që e kam emrin Martin Berishaj.

Si masat, ashtu edhe digjitalizimi, si dhe teknologjizimi i përgjithshëm do të shkaktojnë një shkallë të pabesueshme varfërie dhe papunësie në mbarë botën. Kjo është krejt me plan.

Në përputhje me teorinë materialiste darviniane, njerëzit dhe natyra tashmë maten vetëm sipas vlerës së tyre të tregut. Ata do të jenë vetëm konsumatorë, zbatues dhe përdorues. Potenciali krijues do të jetë i rezervuar për elitat. Shtresa e të varfërve ndoshta do të furnizohet me një lloj të ardhurash bazike, me të cilat njeriu vështirë se do të mund të jetojë normalisht.

Sipas planeve të “Forumit Ekonomik Botëror”, në të ardhmen të gjithë njerëzit në botë duhet të lidhen me një lloj Interneti të gjësendeve dhe të trupit. Askush nuk do të mund ti shmanget modifikimeve gjenetike te njerëzit dhe te kafshët, por edhe “teknologjizimit” të gjithçkaje” në një mënyrë deri tash të panjohur. Kjo përfshin gjithashtu aspekte si “pilula inteligjente”, “chipa në tru”, “teknologji-cyborg” dhe përmbajtjen e ndyrë të ideve trans-humaniste.

Krijuesit e kësaj “Bote të Re” të shëmtuar i shohin gjithashtu familjet dhe karakteristikat kulturore si jo më aktuale, në përputhje me integrimin gjinor.

Kështu po formohet një e ardhme kundër së cilës pandemia aktuale është e padëmshme.

Dhe kushdo që mendon se nuk ka asgjë për të fshehur, ekzistojnë strukturat e sipërpërmendura monitoruese. Ndoshta ka diçka për të fshehur në fund të fundit, për shembull, kur vjen në pushtet një qeveri që nuk e pëlqen populli.

Lexo po ashtu:  SHBA erdhi, dhe dështoi...

Pra do të krijohet shteti autoritar botëror. Klaus Schwab, për shembull, flet për domosdoshmërinë e një qeverie botërore ku masat e saj totalitare të mbikëqyrjes pasi të vendosen si realitet i ri, nuk do të kthehen më prapë.

Çështjet që përshkrova më lartë do të duhet të sillen në fokusin e të gjitha diskutimeve aktuale dhe të dominojnë çdo diskurs aktual, por jo diskutimet e pafundme për përfitimet dhe rreziqet e maskave dhe vaksinave, të cilat diskutime zakonisht janë të kota. Sigurisht, edhe këto duhet diskutuar, por gjithnjë duke marrë parasysh problemin e „Ëndrrës së Madhe“. Sa i përket vaksinimit tim, për atë as nuk bëhet fjalë, po edhe në qoftë se konsiderohet si dorëzim.

Ama unë kurrë nuk do ta pranoj këtë tekno-dystopi, këtë eko-fashizëm.

Sigurisht që ne kemi nevojë për vizione dhe ide për të ardhmen. Sepse një gjë është e qartë: realisht nuk mund të ketë kthim në kohën e vjetër.

Personalisht parashikoj një të ardhme në të cilën do të ruhen sa më shumë vlerat e vjetra, traditat dhe jeta natyrale. Ekonomia duhet të bazohet në konceptet e ringritjes (ringjalljes). Baza politike duhet të jetë një demokraci e hapur ose e drejtpërdrejtë. Për më tepër bashkëjetesës dhe etikës duhet t’i jepet më shumë vlerë. Ne nuk kemi nevojë për rritje të përhershme ekononike, konkurrencë dhe një ekonomi fitimprurëse, ama armiqësore.

Ne kemi nevojë për një jetë që meriton plotësisht të quhet jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *