Shefik Shkodra

Disa të ardhur e do të vendorë e të hershëm! Shumë përzierje faresh! Prej një epoke në tjetrën përcillen elementet destruktive. Gjatë kohës së diferencimeve, pushteti kërkonte që të hidhte persona në bankë të zezë për një fjalë. Vetëm nëse përmendej Kosova Republikë, ose i gjenin të shkruara nistoret nëpër rrugë, në mure e në ndonjë vend tjetër, si në wc, në dyer,  karrige të nxënësve, K. R., duhej të jepte përgjegjësi rrethi i shqiptarëve. Këta që shkruanin këto dy iniciale, ka pasur edhe nga serbët me qëllim dhe janë zënë disa. Por këto iniciale mund të ishin të një emrit banal, nga kushdo që ka  mësuar t’i përdorte si të tilla.

Në një mbledhje, kur aktivistët tanë ishin të shtrënguar, vinin dhe kërkonin viktimën. Dhe viktima mundej të ishte, por edhe të shpikej, vetëm e vetëm, aktivisti LK-s të jetë i plotfuqishëm me gjahun që t’ia paraqiste urdhërdhënësit (sundimtari) të tij. Kështu njëri prej kryetarëve të Komitetit komunal të LKJ, kërkonte të diferencoheshin mësimdhënësit nga ngjarjet e pranverës së vitit 1981. Ai kërcënohej se, më në fund, me gjimnaz mund të vijnë të japin mësim dhe dikush prej jush nuk do të jetë më në shkollat tona. Ngriti dorën njëri prej atyre të devotshmëve e i graduar dhe tha ndër të tjera: “shokë, armiku është rreth shkollës tonë!” vijoi edhe me disa thënie të tjera dhe thirri me zë të lartë: “…armiku është brenda, këtu!” Ev, ev!

Po shfaqen bastardë të rinj  

Nuk mund të përdorësh kurrfarë stili as në shkrime sepse, bëhen se nuk e kuptojnë çfarë po shkruhet dhe ku është qëllimi. Fjalamanët e rrugëve janë kudo. Tash janë të gatshëm ta përqafojnë armikun, veç Albin Kurti të mos jetë në qeveri. Laramanët për kureshtje: Shumë atdhetarë të mëdhenj. Krejt Serbinë e gjykojnë. Krejt padrejtësitë i hulumtojnë dhe t’i shfaqin parasysh në tavolinë me një kafe. Sigurisht nga ndikimet e spiunazhit të agjencive serbe. Madje ankohen se kanë vuajtur në ish regjimin jugosllav. I lëpijnë buzët se janë shumë kureshtarë që qeveria të ndihmohet, por propagandën e bëjnë të kundërt nëpër klube private, ‘si të rrëzohet kjo qeveri që po na prish me serbët’. Kërkojnë që të reagosh kurdoherë dhe të mos e braktisësh opinionin publik. Të lavdërojnë e në anën tjetër i dëgjon tek ta vejnë etiken e një elementi që duhet t’i mbyllet goja. Dhe gjithnjë si porosi po nga të njëjtit, sa më sertë e më kthjelltë të shfuqizosh me fakte të gjitha deformimet, etj. etj. Sikur ata nuk mundën të reagojnë, sikur të bëjnë se, ti je një engjëll e një mjeshtër i veçantë i shkrimit. Pas një ore, kur takohesh me grupin tjetër, këta të rrëfejnë se, ky e ai, që ishin me ty pak më parë, veç në kafet e fshatit Shillovë dhe në ato të Ranillugut rrinë me serbë. Atje i bëjnë marrëveshjet për tregtitë dhe lajmet, Serbi – Kosovë. Atje ata e njohin politikën serbe. Atje ata i ankojnë serbët që nuk kanë të drejta njerëzore në Kosovë, nga Albin Kurti, si ne shqiptarët. Këto  sorrat tona flasin e i tumirin, pa ankesa e kërkesa nga bashkëkohësit kriminelë serbë, ata të heshtur në kafe. Shqiptarët në këtë rast janë zhalloga. Janë lëpirësit e rrezginave serbe. Tinëzakët, me ide komuniste ish jugosllave e kanë mësimin, se si duhet t’ia fërkosh shpinën dikujt dhe, kur të vijë rasti t’ia bësh gropën, pa e ditur nga kush. Kjo është teoria e spiunëve, të cilët e vijojnë rrugën edhe sot pa pagesë nga ato ndikimet e kahershme të LKJ-s, e nga ato partitë në opozitë, sot “demokratike” uzurpatore. Pra, këta janë rilindësit e fantazmave të reja. Këta e nxijnë ditën si korbat në kërmat e mbetura.

Tipi i injorantëve me sherre  

Thirrin e çirren në këto kohë, me sharje bastardët, kur e dinë mirë se sot, nuk kanë kurrfarë droje prej pushtetit. Thirrjet e tyre janë të çuditshme. E duan pushtetin kriminel e plaçkitës më mirë se atë demokrat e ligjor. E duan dhe e njohin bastardin apo melezin në pushtet, i cili nuk kursen asgjë për kompaninë e vet, e i cili është në gjendje ta shes tokën e këtij vendi, ku do t’i kërkonte i biri shkinës. Dhe ky si në tokën e babës, shkret, me dy duart ia jep, sepse si analfabet do vetëm pushtet, parà, lavire, banesa e veç Prishtinën, vend që mund t’i mbetet më në fund. Për këta tradhtarë, tipi i injorantëve thotë, “na e kemi pasur qeverinë dhe udhëheqësin më të mirë e më të aftë, jo këta që na çojnë në bela” me serbët. Për fat të mirë e njohim edhe këtë tip të politikës së shkërdhyer. E këta tipat kurrë s’kanë guxuar të flasin në ato mbledhjet e diferencimeve nga shek. i kaluar. Gojën s’e kanë çelë. Frymë s’kanë marrë para serbit në ato kohë, kur e kanë uzurpuar të drejtën e shqiptarit. Kurrë s’kanë guxuar ta mbrojnë kombin, të drejtat historike, gjuhësore e traditën shqiptare. Dhe këta janë grupe mbeturinash, nëse ka mundësi vetë dhe rrethi familjar të jenë shëndosh e mirë, me begati e me “bereqetin” e tyre, sepse e kanë treguar veten herët. Asgjë s’është e çuditshme. Kalojnë si tipa të interesit të ngushtë për gushën e vet, s’ka rëndësi sa është i arsimuar. Dhe kur është fjala të arsimimi, po habitem me vetveten, kam menduar se jemi arsimuar për njëzet tridhjetë vjet, nga një i vetmi universitet nacionalist me plotë atdhetarë, por, jo! S’e ka luajtur rolin universiteti për këtë lloj tipi. Veç për gushën kishin pas mësuar. Pagat që i kanë marrë nga ky mjedis i kanë “haram”, fare pa meritë. Edhe ecja e tyre e ka fëlliqur këtë tokë!  Sa mr. Sa dr. Sa specialisti shkencor, etj. por jo njeri i formuar për të luftuar fantazmat shekullore. Jo akademik i plotë për rezistencë armikut.

Versioni sabotues e tradhtar i ringjallur kundër Kosovës  

Panlaverët më të mëdhenj dhe kafshët në dy këmbë, janë të ashtuquajturit analistë të TV-ve, nëpër Kosovë e gjetiu, me zë shqiptari. Këta janë kafshët më të gërditshme, bashkë me pjesën më të madhe të opozitës. Këta “analistët” e “koçakëve” (stelat e derrave e zdraleve), ashiqare lehin si qentë e çartur. Këta e dimë të gjithë se janë mercenarët më të mëdhenj që i ndihmojnë politikës serbe në Beograd e Moskë, kundër Kosovës. Këta janë ndyrravecët që flasin shqip e që e kanë zbehur thirrjen shqiptare dhe e kanë sjellë Republikën e Kosovës në zgripin e një humnere me çmenduri para botës. Këta janë pas Pronto-mafisë dhe rrethit të tyre, që për pak parâ të qelbura janë në gjendje, menjëherë ta shesin vendin, ashtu qysh edhe e kanë shitur me bindje dhe tash jemi në hall me pazaret e tyre. Këta janë fara e dilingjive më të neveritshëm në racën shqiptare të shekullit XXI. Këta ia kanë tejkaluar edhe tradhtarëve të fillim shek. XX, në prag të bashkimit të tokave shqiptare dhe ajo tradhtia e atyre (kohë tjetër) i la ballkanasit ta copëtojnë Shqipërinë Etnike dhe t’i përmbushin apetitet e bllokut ortodokso-sllav. Po të tillët, apo bijtë e tyre, edhe në LDB e morën në qafë Kosovën, pjesët e  Maqedonisë Veriore, ato të Malit të Zi, etj. dhe për këta tipa luftojnë nga ato dritaret e koçakëve disa “analistë specialistë” me porosi nga sponzoruesit e ndihmën e asaj opozitës së çmendur, të bllokut ruso-serb, të sorrosëve, etj. Janë “specialistë analistë” sepse për çdo natë janë të njëjtit nëpër ato dritaret e errësirës.

Këta janë armiku numër një i Kosovës dhe qytetarëve të saj. Emrat e tyre është mëkat dhe ligësi t’i përmend edhe pse i kemi mësuar përmendësh tashmë.

Aleatët po na kthejnë shpinën?

Personalisht nuk dua ta mbrojë askënd që nuk di dhe nuk i del zot vendit. Asnjë injorantë, me pak dije, nuk do ta pranojë me zërin tim sa të jam gjallë. Normalisht që qytetarët shqiptarë, me partitë e tyre dhe inteligjencën, duhet të jenë shumë kompakt apo të bashkuar. Opinioni botëror nuk ka nevojë ta dijë se ne jemi të ndarë në dhjetëra drejtime pa tregues. Po duhet të jenë të gatshëm e ta ndiejnë veten se, duhet të punojnë për vendin, për ardhmërinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre. Duhet të jenë të gjithë krenarë me spektrin politik, natyrisht që, në mes të këtij pluralizmi ka edhe çka të kritikohet. Jemi fillestarë në pluralizëm. Duhet të hapen debate me njerëz që dinë e që duan t’i shërbejnë politikës së vendit dhe kombit në përgjithësi. Por, jo çdo gjë të ngarkohet qeveria dhe institucionet nga secili rrugaç që s’merr vesh asgjë. Institucionet duhet të pranohen se janë të të gjithëve dhe duhet të këshillohen e të ndihmohen. Jo gazetar/e i Hamamit të Hyrës, duke i pyetur çarshisë qytetarët: “…axho, a duhet të shkojë Albin Kurti te shpia…?”(lexo: të largohet), e qysh i jep përgjigje pas kamerës njëri prej qytetarëve: “hej nanën Qeveria e Albin Kurtit ua qiftë…!” E, kur aleatët tanë e shohin një shkapërderdhje të mendimit politik e harxhimit të energjisë si injorantë, atëherë, pse duhet dikush t’u bëhet krah këtyre. Pse duhet të përkrahën shqiptarët, që ende i ironizojnë evropianët si në shekujt e kaluar. Kështu ka ndodhur historikisht ndër shqiptarë. Shiten shpejt me rrëzgina të opingave, sidomos me paçavuret e serbo-ortodoksëve. Ka të interesuar kaherë, si shumë bastard ndër ne, kush e di se, dikush prej tyre (ndër këta) janë fëmijë kopilë të asaj Serbie – Fantazmë! Kush e di se, çfarë ka pjellë nëna, të cilën e quajmë shqiptare. Disa herë u kemi thënë këtyre që sot janë në opozitë, ua kemi parë veprën e tyre për aq kohë, duke lehë me të madhe, se, Serbisë duhet t’i japim diçka! Hëh! Çfarë politike të shëndoshë keni udhëhequr. Kjo dhe thënie këtilla janë reflektuar edhe te të huajt – aleat tonë e edhe të serbijanët. Vetë ambasadori i një vendi ka thënë publikisht, ‘ne më shumë kemi problem me ju (lexo: partitë e juaja) se sa me Serbinë.

Nuk i di të fshehtat e shërbimeve sekrete amerikane e ruse, por me këtë politikë që udhëhiqet Serbia, kurrë nuk kanë mundësi perëndimorët që ta shkëpusin nga Rusia e Kina. Le ta gradojnë e përkëdhelin sa të donë!

Burokracia europiane dhe shtinjakët kobzi të disa vendeve

Për sa kohë përpiqen të ndërmjetësojnë në marrëveshje Kosovë-Serbi dhe asgjë. Sillen e pështillen në vend. Sillen e pështillen dhe Kosovën e njehsojnë fajtore. Kanë vendosur bijtë e botës të civilizuar, që Serbia të zë vendin e viktimës dhe të përkëdhelet si të një fëmijë i llastuar. Historikisht s’është për herë të parë. Shqiptarët kanë qenë viktimë e të tjerëve. S’dua të përmend më data historike e as të konkretizojë, më duket se tashmë e dinë edhe këto breza më të rinj që po vijnë.    

Sanksione për Kosovën, pse e kanë respektuar kushtetutën e vendit dhe ligjet. Sipas Borrelave, nuk duhet pa leje të tyre të mbrohet vendi. Nuk ka mundësi të marshojnë policia në veri pa leje të europianëve. Po Serbia, a duhet të dënohet? Jo! Ata kanë të kurdisur e janë organizuar zyrtarisht nga kryetari i Serbisë, grupe bandash bastardësh, që të sulmojnë me demonstrata (me armë e mjetet të forta) Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it e të EULEX-it. Për Serbinë nuk ka sanksione. Për këtë ka edhe stimulime financiare e materiale. Ata po i mbrojnë pjesëtarët serbë. Jo po, ata duan Republika Srbska në Kosovë. Ata duan Serbinë e  Madhe. Edhe te kjo burokracia europiane janë derdhur para të qelbura. Këto janë projektet e vjetra pa u realizuar plotësisht. Ndërmjetësit, për Marrëveshje Serbi-Kosovë, janë njerëzit e paguar a të shantazhuar që të punojnë vetëm për Serbinë. Po, së fundi një kritike për sanksionime del herë pas here edhe prej aleatëve tjerë, se, Kosova duhet të dënohet me këto sjellje. Europa burokratike, është pamaturi të mbajë një Borell të Spanjës dhe një Lajçak të Sllovakisë për ndërmjetës në këtë aferë…këtu duhet të ketë njerëz të paanshëm e me fleksibilitet.

Shqiptarët dhe rezignacioni i tyre apo interesat parciale

Vetë-dorëzimi para përfundimit të veprës madhore, punë shekullore, mëkat dhe jo mahi; abstrahimi i lirisë të sapo fituar, vuajtjet dhe gjaku i derdhur është dëmi i paçmueshëm; ndoshta interesi i ndonjërit (si gjithmonë) në mese tona, i gatshëm që të japë shpërblim – “kurban” tokën dhe kokën e qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Këto janë temat që duhet të trajtohen me pak mend nga ata “analitiçarët” e famshëm, sipas asaj politikës globale. Megjithatë, globalizmi nuk pretendon të ngujojë vetëm shqiptarët, të bëhen përsëritës dhe gjithmonë në klasë të parë. Edhe fajtorë. Në globalizëm edhe shtetet e vogla duhet të krijojnë forcat e veta. Që të mos i “mprehë”askush brirët, ose duhet që NATO t’i marrë nën sqetulla dhe t’i vesh me petkun e forcës bashkëkohore. Pse shqiptarëve t’ua shkelë tokën i njëjti armik? A ka kuptim sajimi i një Republika Srbska në Kosovë, aty ku ndodhet vendi strategjik dhe pasuria e Dardanisë? Kotecët me këndesat e vonshëm, këto pyetje duhet t’i trajtojnë e shqyrtojnë përafërsisht. Jo Albin Kurti objekt me lloj-lloj epitetesh ironizuese e ofenduese. Kujt ia ka shkelë sofrën ky njeri? Pse aq të sëmurë mendërisht? Pse guxon kushdo dhe askush ta ofendojë qeverinë dhe kryeministrin? Pse kuadrot akademike shqiptare në Shqipëri dhe në trojet tjera në Ballkan nuk kanë strategji si të tjerët? Kush i ka mbajtur këtë herë që të bashkohen? Pse një kryeministër shqiptar mund të jetë krahu i djathtë i Serbisë dhe kundër shqiptarëve të Kosovës? Këto trajtohen o “analistë”, pa u stërkequr e carrakuqë nëpër ato studiot venerike në TV.

Sa i përket Shqipërisë, asnjëherë nga ajo nuk ka pasur Kosova mbështetje zyrtare. Ka shkuar një pashë i bronztë, ka ardhur tjetri i larmë, e pas tij një i kuq. E qeshin të parin, e këta të fundit (të kuqët) duken më të rrezikshëm. Që nga viti 1912, kështu kanë defiluar. Që para luftës, gjatë viteve të nëntëdhjeta, njëri prej personaliteteve të kulturës shqiptare, si paternalist shkruante përafërsisht se, ‘shqiptarët në Kosovë duhet ta mbronin pragun e derës së vet’. Por, pa e ditur sa shumë kishin rënë deri atëherë në atë prag dere, pa ndonjë mundësi të ngriheshin në këmbët e tyre. Pa pasur ku të mbështeteshin asnjëherë. Pa e ditur gjendjen apo të pa dhimbshëm shqiptarët e Kosovës. Do të thotë, lehtë është të flasësh, vështirë është të jesh e ta përjetosh tragjedinë që ndodhte për çdo ditë në Kosovë. Edhe tash nuk mungojnë disa vështrime politike të gjata me kilometra, herë në do TV e herë në do portale. Sërish nga njëri prej atyre intelektualëve ortodoks e komunist i i denjë, tash për gjendjen e krijuar politike në Kosovë, se, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk mund të jetë i aftë (A. Kurti), që të bëjë marrëveshje me Serbinë. Sigurisht, ka menduar, që t’i falin tokë Serbisë. Ky shkrimtari fjalaman, pas hapave të patronit të tij. Shumë i ngritur, a?! Analiza e tij shumë laboratorike, por më tepër kundër arsyes dhe të drejtës shqiptare në Kosovë. Edhe analiza e një tjetri (gjatë luftës e edhe pastaj), një farë historiani e diplomati, shumë i pëlqyeshëm për Serbinë, partizan me yll të kuq. Këta e dëshirojnë Serbinë. Këta janë të devotshëm për këtë miqësi me këtë vend. I tërheq diçka si magnetike. Dhe kemi thënë për këtë Edi ziun, ndoshta miqësia, serbët dinë t’i përvetësojnë shqiptarët në Shqipëri, edhe me seks nëse ka nevojë, ky tipi bën zhbën dhe na paraqitet paternalist, duke i konsideruar institucionet e Kosovës, si të papjekura e pa ndonjë aftësi politike, po qe, Edi këtu është! Tash në zgrip, për të mos shkuar pazari i tij kot. Përzierja me Vuçiqin e Serbisë, për ndarje të Kosovës, deri sa ishin ato qeveritë e PDK-s e të LDK-s, nuk duhet t’i shkojë mundi “përfundi” dhe të dëshmohet se, është për një Serbi të Madhe. Dhe shitej në opinionin e gjerë, te ajo masa shqiptare fluturuese e infantile, si kombëtari më i madh. Si baba i shqiptarëve, se, ky në Beograd tha, “Kosova duhet të jetë e pavarur!” Por cila Kosovë? Ajo rreth Prishtinës? Ajo me disa fshatra që do ta mendonte Edi se, bën kaq Kosovë të lidhet e bashkohet me shqiptarët e Shqipërisë. Përndryshe, nuk mund t’i durojmë si tërësi shqiptarët e Kosovës. Më mirë me serbët e Vuçiqit se sa me këta shqiptarët e Kosovës. Kjo është ideja e z. Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *