Në mbledhjen e fundit që ka mbajtur Qeveria e Kosovës është miratuar vendimi i dytë i shpronësimit të parcelave për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se janë një hap para drejt qasjes publike në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, derisa ka shtuar se janë duke u marrë krejt hapat konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

Krejt kjo sipas MKRS-së po arrihet përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Për bashkëpunime dhe mbështetje gjatë këtij procesi, MKRS-ja ka falënderuar në theks të veçantë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo po ashtu:  Letra dashurie: Oscar Wilde për Lord Alfred Douglas