Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka folur nga Tirana për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës. Sanchez tha se pavarësia e Kosovës është një deklaratë e njëanshme dhe sipas qeverisë që drejton kjo është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“Unë mendoj që miqtë e mirë siç është Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshjet e veta. Një deklaratë e njëanshme për pavarësi, është opinion i qeverisë spanjolle. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu bashkuar në Unionin evropian.”, tha Sanchez.

Lexo po ashtu:  E PAPARË! Trump i konteston zgjedhjet, demokratët reagojnë ashpër: Fjalimi i presidentit ishte fyes, i paparë dhe i pasaktë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *