Fjolla N. Ujkani

Është shumë e ultë që kjo situatë në të cilën ndodhemi të shfrytëzohet për poena politik. Dhe po aq i dhimbshëm fakti që Presidentit nuk i bëhet vonë për qytetarët e vendit të vet kur është në pyetje protagonizmi. Nuk ka nevojë për masa ekstreme, sepse nuk jemi vendi i vetëm që përballemi me një gjë të tillë, ndërkohë që është pandemi botërore.
Krahasuar në kapacitetet që ka Kosova çdo veprim i deritanishëm është në nivel dhe për çdo lavdatë. Këtë e dëshmojnë qytetarët.

Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë që shtetet të cilat kanë numër shumëfish më të madh të infektuarëve nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe po në të njejtën kohë institucionet dhe ekspertët tanë përkatës nuk e shohin të arsyeshme një gjë të tillë.

Nuk ka nevojë për panik dhe ekzagjerim, por për kujdes të shtuar!

Lexo po ashtu:  Nga kanë ardhur emrat Ballkan, Hefest dhe Vullkan ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *