Iliaz Vrioni lindi më 1882 dhe vdiq më 1932. Pa dyshim që ai ka qenë një nga politikanët më të formuar që ka njohur politika shqiptare, për kohën kur ka shërbyer.

Ai ka qenë dhe kryesministër i Shqipërisë përgjatë viteve ’20.

Familja e tij, Vrionët e Beratit, ishte një nga familjet më të mëdha dhe të pasura të zonës së Jugut të vendit dhe kishin shumë ndikim në politikë..

Iliaz Vrioni, është dhe një nga nënshkrueist e Deklaratës së Pavarësisë më 1912.

Iliaz Vrioni ka shërbyer edhe si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Paris dhe Londër. Për kulturën e tij të gjerë, shteti francez e nderoi me urdhrin “Grand officier de la Légion d’honneur”.

Këto janë disa foto nga varrimi i ambasadorit shqiptar në Paris, më 1932. Nga fotografitë e bëra nga agjencia ‘Mondial’ vihet re se në kortezhin e përmortshëm për Iliaz Vrionin marrin pjesë trupat e xhandarmërisë franceze që parakalojnë në revistë, si dhe një numër i konsiderueshëm personalitetesh parisiene.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët kujtojnë sot 554 vjetorin e vdekes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Siç u mësua më vonë, Vrioni vdiq nga overdoza e heroinës, që e merrte për të kuruar një sëmundje.

Trupi i tij i cili më pas u preh në Shqipëri, nuk pati mëshirën e komunizmit. Duke e quajtur si armik pas vdekjes, Enver Hoxha urdhëroi që eshtrat e tij të hidhen në lumin Osum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *