Komandanti që nuk udhëhiqet prej dëshmorëve, ndërton ushtri veteranësh. Komandanti që e shpie ushtarin në gjykim të huaj, mos të habitet kur të mbetet pa ushtri.

I bindi Hasha se duhej gjykata e specializuar në gjykimin e lavdisë. E dëgjuan Hashën dhe ndërtuan mbi historinë politike të dëshmorit rehatinë e tyre biologjike.

E mpakën fuqinë e dëshmorit me numër veteranësh. E mbuluan guximin e dëshmorit me korruptimin e institucioneve. E shitën nga pak subjektin e Kosovës për ta zgjatur mënynë e vakteve të tyre. Por nuk ka gjykatë më speciale se gjaku i dëshmorëve. Do t’ju hyjë në gotë të verës.

Euleksi nuk të njeh as pavarësinë e as Luftën. E sot për ëmbëlsirë ta nxjerr gjithë ç’ke ngrënë nga hundët. Të fyen. Por kur fyente me arrestime aktivistët e Vetëvendosjes, ju pinit verën të bindur se do të jetonit në qejf më gjatë se perjetësia e dëshmorëve./Elvis Hoxha/

Lexo po ashtu:  Fan Noli: Ja pse u hoqa nga poliika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *