Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se trupat amerikane nuk duhet të largohen asesi nga Kosova, duke mos u pajtuar kështu djalin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se ka ardhur koha që ata të kthehen mbrapsht.

Lukas Mandl ka deklaruar se nuk është dakord që të tërhiqen trupat nga Kosova tani, pavarësisht që është një vend paqësor.

“Unë e vlerësoj atë që ka bërë SHBA për Kosovën dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk jam dakord me tërheqjen e trupave tani. Kosova është një vend paqësor sot. Por trupat janë të rëndësishme për shumë arsye. Austria është e pranishme në shumë gjera!  Unë nuk do të pajtohesha me një tërheqje tonë”, ka thënë ai, bashkangjitur me shkrimin e Donald Trump Junior.

 

 

Lexo po ashtu:  Vetëm 35% e qytetarëve janë pro taksës 100% ndaj Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *