Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka polemizuar në rrjetin social Twitter me Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell rreth marrëveshjeve të imponuara, dhe pa dijen e Qeverisë Kurti, mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me autostradën, linjën ajorore dhe hekurudhën mes dy shteteve, si dhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli lidhur me qëndrimin e Presidentit Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon e ka pyetur Emisarin Richard Grenell se ku janë rezultatet e këtyre marrëveshjeve të nënshkruara nën mbikëqyrjen e këtij të fundit.

Ndërkaq, Richard Grenell i ka replikuar duke i thënë se pse Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për Kosovën në vend se të kritikoni administratën Trump.

Pas kësaj ka shkruar edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duke thënë se është momenti i fundit që pas rekomandimit të Komisionit Evropian, shtetet e BE’së ta japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Pas kësaj eurodeputetja ka reaguar sërish ndaj Pacollit, duke thënë se është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian heqja e vizave të Kosovës, por për këtë çëshjte pyeteni Presidentin e Francës, Emmanuel Macron se pse ngurron në dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovë.

Lexo po ashtu:  Gërvalla i rrept e i drejtë: "Nga 1 Prilli deri me 7 Maj, Bashkimi Evropian kushtezohet te jap haberin per liberalizim vizash.", "Kanë rindertu shtëpitë e djegura nga Serbia me tjegulla serbe, 20 vjet veriun e kanë bërë poligon shërbimesh e të mafisë"

“Siç ia shpjegova, Richard Grenellit, është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian të vendosë për këtë çështje. Fatkeqësisht. Por nëse ju dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu, thirreni në telefon Presidentin Emmanuel Macron pse ai është kaq hezitues për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ju do të befasoheni me përgjigjen e tij”, ka shkruar Von Cramon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *