Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndër vendet me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, vendi është i katërti në Europë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023.
Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, Bosnjë-Hercegovinë, me 139, dhe Serbia, me 132.

Treguesi i Shqipërisë është më shumë se tri herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.
Pavarësisht përmirësimit në nivel europian, hendeku mes vendeve mbetet i gjerë. Vendet e Europës Juglindore dhe Lindore vazhdojnë të kenë një barrë shumë më të lartë shëndetësore se vendet nordike dhe ato të Europës Perëndimore.
Objektivi për vitin 2030
Treguesi lidhet me Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm SDG 11, që synon qytete dhe komunitete më të qëndrueshme, dhe konkretisht me uljen e ndikimit negativ mjedisor të qyteteve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ajrit.
Objektivi europian është që deri në vitin 2030 të reduktohen me të paktën 55%, në krahasim me vitin 2005, ndikimet shëndetësore të ndotjes së ajrit të shprehura përmes vdekjeve të parakohshme nga PM2.5.
Pragu i përcaktuar për BE-në është rreth 190,600 vdekje në vitin 2030. Me rreth 182,400 vdekje të regjistruara në vitin 2023, Bashkimi Europian në tërësi ka zbritur tashmë nën nivelin e synuar, por situata ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. /Monitor/
