Shqipëria renditet mes vendeve të para të Europës dhe rajonit për nivelin më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e rinovueshme.

Sipas SCANTV në Shqipëri, 99.9% e energjisë elektrike e konsumuar gjatë vitit 2020 është prodhuar nga burime të rinovueshme. Në vitin 2019-të ky tregues ishte pranë 92.9%. Pra në vitin 2020, ky tregues shihet të ketë pësuar rritje me gati 7 pikë përqindje.

Në nivel rajoni, Shqipëria renditet e para për nivelin më të lartë të energjisë nga burimet e rinovueshme. I dyti në rajon renditet Mali i Zi, me 43.7% të energjisë të prodhuar nga këto burime. Serbia është e treta e renditur në nivel rajoni dhe ndiqet nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut, me 25.9%, 24.4% dhe 19.2% përkatësisht.

Energjitë e ripërtëritshme janë energjitë që fitohen nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren sot. Kjo lloj energjie synon të jetë sa më e pastër dhe sa më pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme, si era, rrezet e diellit, uji etj. Në energjitë e ripërtëritshme bëjnë pjesë: Hidroenergjia, Energjia e erës, Energjia
solare, Energjia gjeotermale

Lexo po ashtu:  Këto janë dy shenjat më me fat të horoskopit për sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *