Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

Në një moment kur grupi “Hatari” mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë mbajtur simbole mbështetëse për Palestinën.

Përderisa po lexoheshin votat e Islandës, grupi Hatari, shfaqi flamurin e Palestinës. Eurovision 2019 u mbajt në Izrael, vend ky që ka probleme të përhershme politike me palestinezët autokton dhe me shtetin e Palestinës.

Regjia e largoi shpejt fokusin nga ky grup që natyrisht se nxiti edhe reagimin e publikut në Tel Aviv.

Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kurti u bën thirrje shqiptarëve nga Maqedonia që të ushtrojnë të drejtën për votë në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *