Para një viti, miliarderët Marc Benioff zgjodhën takimin vjetëor të Forumit Botëror Ekonomik në Zvicër për të “hapur thesin” për Facebook.

Platforma e Mark Zuckerberg duhet të rregullohet nga ligjvënësit US me të njëjtën rëndësi si ajo e industrisë së cigareve.

“Facebook është cigarja e re. Krijon varësi, nuk të bën mirë, ka njerëz që ju shtyjnë ta përdorni edhe kur nuk e keni aspak me qejf.”

Facebook është përdorur si një mjet për ndërhyrje demokratike dhe ka qenë në qendër të skandaleve për të dhënat. Ndaj Benioff është bindur se Facebook është po aq i keq për demokracinë sa duhanpirja, ndaj nevojitet ndërhyrje.

Jim Steyer, themeluesi i Common Sense Media, i cili lobon për mbrojtje më të mirë online për fëmijët, ka folur dhe për Facebook.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ne besojmë se ka probleme të mëdha lidhur me varësinë, vëmendjen dhe shpërqëndrimin,  të shkaktuara nga platformat sociale.”

Roger McNamee, një investitorë i hershëm i Facebook i cili ka qenë dhe mentor i Zuckerberg, e mbështet gjithashtu analogjinë e duhanpirjes së Benioff.

Lexo po ashtu:  Zvicra ia kalon Greqisë si investitori më i madh në Shqipërinë e 1912-ës

“Marc Benioff ka zgjedhur ta gjykojë këtë temë në këndvështrimin e shëndetit të publikut, e cila në mendimin tim është pika e duhur për t’ja nisur,” ka thënë ai në Davos.

“Iniciativa për të manipuluar vëmendjen fillon nga elementët më të dobët të psikologjisë njerëzore. Objektivi tani është të ndryshojmë atë që mendojmë dhe bëjmë.”

Steyer shton: “Krahasimi me cigaret është fantastik në mendimin tim sepse personi meatar e kupton… Ka nevojë për një bisedë globale për këtë, dhe të gjehet një zgjidhje e përbashkët mes kompanive të teknologjisë.”
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *