Faik Konica në vitin 1903 shkruan për gjuhën artificiale “esperanto”

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Si gjithnjë, origjinal, ironik e i prerë, filologu shqiptar e nis shkrimin e tij me këto fjalë:

“Esperantoja është një fantazi qesharake, dhe mjaft të vëreni për këtë disa personalitete me nivel të lartë inteligjence të barkojnë në atë anije prej kartoni. Ideja për të kërkuar që tërë kombet të flasin të njëjtën gjuhë është aq e pakuptimtë sa dhe të kërkosh të përziesh kuaj, gomarë, qe e deve, duke i detyruar kësisoj të
hingëllijnë, bulurojnë, pëllasin e blegërijnë pa dallim lloji. I vetmi ndryshim është që apostujt e esperantos zëvendësojnë kamxhikun me bindjen.”

Shkrimi i Konicës “Gabimi i esperantistëve” vërtetohet nga ana tjetër nga letra e tij e 7 dhjetorit 1903 drejtuar Apolinerit, të cilën po e botojmë edhe këtë për herë të parë.

Lexo po ashtu:  Një Trojan bankar mund të vjedhë kodet e gjeneruara nga Google Authenticator

Konica i vë në dukje mikut të tij francez se “Atë që kam thënë për gjuhët artificiale është rezultat refleksimesh për një kohë të gjatë”. Po ashtu thekson se “… tani që u hap loja kundër gjuhëve artificiale, ai nuk ka për ta braktisur atë”.

Del e qartë nga ky dokument i rëndësishëm se është shqiptari Konica ai që çeli në rang europian debatin intelektual kundër gjuhëve artificiale dhe në mbrojtje të gjuhëve natyrale dhe se nga ana tjetër, ky debat ngjalli interesim të madh në qarqet e larta intelektuale.

#FaikKonica #MekuliPress

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com