Nga familja e ish veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit kanë reaguar sërish përmes një postimi në Facebook, në reagimin e tyre të fundit thuhet se komandatët e luftës dhe shefat e 3%, janë banditë të veshur me petkun e patriotit të rremë, që posedojnë villa, vetura, gra e shumë dashnore.

Tutje thuhet se tashmë dihet se si është bërë lufta e kush ka luftuar për patriotizëm të rremë sa për të fshehur keqpërdorimet financiare të mjeteve dedikuar luftës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Komandantet e “luftes” dhe shefat e 3% paskan te gjitha arsyejet qe te luftojne per vlera te luftes dhe te paqes, bandite te veshur me petkun e patriotit te rreme qe posedojne nga disa villa e disa vetura , disa gra , dhe shume dashnore , tashme eshte e qarte se si eshte bere lufta dhe kush ka luftuar per patriotizem te rreme sa per te vjedhur vlera me qellim qe te fshihen keqperdorimet financiare te mjeteve dedikuar luftes se Kosoves. Horra te kamufluar ne luftetar dhe politikaj qe kane zhvate atehere ne momente tejet te renda per Kosoven qytetarin dhe vazhdojne ta zhvatin edhe sot qytetarin e shkrete, atehere ne emer te luftes per liri e pavaresi , sot ne emer te shtetndertimit dhe ardhmerise se femijeve te tyre…Me kesi banditesh lulezon krimi, korrupsioni , izolimi dhe me ne fund kemi nje shtet te deshtuar siç kemi tani.

Lexo po ashtu:  Nevoja për trajnerin e mendjes! Cila është e para “Çfarë duhet të mendojmë” apo “Si të mendojmë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *