Evi Kokalari ka folur mbrëmë në emisionin Opinion për familjen Kokalari, duke shpjeguar në detaje vuajtjet e kësaj familje nga regjimi komunist.

Ajo ka treguar një detaj jo të njohur për publikun shqiptar, familja Kokalari dhe ajo e Enver Hoxhës kishin jetuar afër njëra tjetrës, dhe sipas saj, njëherë kishte rënë zjarri në shtëpinë e Enver Hoxhës, derisa ky i fundit ishte foshnjë në djep.

Dhe pikërisht një nga familjarët Kokalari kishte hyrë nëpër zjarr që të shpëtonte këtë foshnjë, që të nesërmen u shndërrua në diktatorin  më të madh të periudhës së komunizmit. Ai, përpos Musine Kokalarit që e dënoi me mbi 20 vite burg, e internoi dhe nga një intelektuale e shndërroi në një pastruese, ai nga kjo familje, pushkatoi, internoi më shumë se 20 persona. Për më shumë ndiqeni videon.

Lexo po ashtu:  Historia e shkencëtarit shqiptar që tronditi mbretërinë – por Zogu e dënoi me 100 vite burg?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *