Fanella e re e Mançester Sitit ka sjellë shumë diskutime. Kritika pa fund për dizajnin e uniformës së tretë të ekipit anglez dhe nuk mund të mungonte as ikona e muzikës, Liam Galager, një nga tifozët më fanatikë të “qytetarëve”. Ai ka reaguar në rrjetet sociale sipas mënyrës së tij, me një frazë që më pas është detyruar ta fshijë.“Footy Headlines” e ka zbuluar para kohe atë që do të jetë uniforma e tretë e Mançester Sitit, duke shkaktuar një uragan kritikash në rrjetet sociale nga tifozët e ekipit anglez. “Puma” ka dashur t’i bëjë homazh kulturës muzikore mankuniane, duke rikthyer “Paisley shirts”, veshje tipike të grupeve muzikore qytetare të viteve ’60. Po nuk duket një gjetje e goditur, sepse një reagim të fortë ka pasur edhe nga një ikonë qytetare si Liam Galager, ish-këngëtari i grupit “Oasis”, një tifoz i thekur i Sitit.

Sipas “Mirror”, Galager ka bërë një postim në Tuiter dhe më pas e ka fshirë. Jo më shumë për kritikat ndaj dizajnit të fanellës, se për një referim që në kohët e sotme mund të evitohej, Covid-19. Me shumë kritikash, të shumtë ishin ata që e quajtën fanellën “coronavirus edition”, kurse këngëtari i njohur ka bërë më keq, duke u kërkuar atyre që e kanë bërë të marrin avionin e parë për të fluturuar drejt Vuhanit, qytetit kinez nga ku pandemia ka origjinën.“Kushdo që është përgjegjës për fanellën e re të Mançester Sitit, duhet të kapë avionin e parë për në Vuhan. Dhe kushdo që e blen, duhet të kapë avionin tjetër”, – shkruan Galager. Një ironi për ideatorin e fanellës, por edhe një “autogol”, sepse shumë persona ka vënë re ngjashmëri në pjesë të fanellës me disa nga veshjet që vetë Liam Galager ka krijuar me linjën e tij. Ndoshta në këtë pikë këngëtari është nxehur dhe e ka fshirë postimin, edhe pse është një person pa komplekse. Gjithsesi, lidhjen me koronavirusin ai mund të kishte kursyer.

Lexo po ashtu:  Disa klube angleze e duan Vedat Muriqin, tri tashmë janë duke e vëzhguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *