Nëse jeni një person që besoni se fati është çështje mundësish dhe nuk ka të bëjë fare me vullnetin apo zgjedhjet tuaja, është koha të ndryshoni mendje. Nuk po shkruajmë për supersticionet, por për mënyrën se si ne mund të ndikojmë në fat. Një psikolog britanik, Richard Wiseman na mëson se si ne mund të bëhemi njerëz me shumë fat.

Për shumicën e njerëzve, fati është i papritur dhe i papërcaktuar. Kjo është diçka që ju e besoni. Mirëpo, hulumtimet e fundit nga Richard Wiseman kanë treguar se sjellje, mënyra të veçanta të jetës dhe mentaliteti i gjithsecilit mund t’ju bëjë të keni ose jo fat.

Richard Wiseman ka studiuar fenomenin e fatit dhe çuditërisht, ai provoi se njerëzit nuk kanë lindur me fat apo pa fat. Sipas hulumtimit të tij “Faktori Fat”, fati i mirë nuk është një lloj magjie – ky është më së shumti qëndrimi juaj. Njerëzit me fat priren të jenë më të hapur, të qeshur dhe energjikë. Ka edhe një kategori njerëzish të cilët kanë ankthe, janë të tensionuar dhe të pakënaqur. Gjendja juaj shpirtërore ndikon në fat. 

Lexo po ashtu:  “Ata që janë të lumtur, nuk do të thotë se nuk kanë dhimbje, ata thjesht kanë mësuar se si ta kontrollojnë atë”

Më poshtë do të keni mundësinë të mësoni disa mënyra se si mund të bëheni edhe ju një njeri me fat:

Maksimizoni mundësitë

Ne të gjithë njohim njerëz që ankohen vazhdimisht për punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata nuk janë të suksesshëm në punë: nuk mund të takojnë një partner të përsosur, ose nuk i përmbushin ëndrrat e tyre. Por problemi kryesor është mosmirënjohja e tyre dhe frika për të marrë rreziqe. Duke qenë shumë të fokusuar në atë që keni (ose nuk e keni) në jetën tuaj, largoni vëmendjen tuaj nga gjetja, përpjekja dhe krijimi i gjërave të reja “cool”.

Çfarë duhet të bëni? Mbani sytë dhe mendjen hapur. Mos prisni që gjërat të ndodhin vetë. Bëhuni mjeshtër i jetës suaj dhe mos u frikësoni nga e panjohura.

Dëgjoni sinjalet

Nëse e dëgjoni nëndërgjegjjen tuaj, kjo gjë do t’ju bëjë më të lumtur. Njerëzit me fat gjithmonë dëgjojnë sinjale nga mendja e tyre.

Çfarë duhet të bëni? Qartësoni mendjen tuaj për të gjitha dyshimet dhe ankthet e zakonshme dhe përpiquni të bëheni miq të mirë me zërin tuaj të brendshëm, për shembull, duke medituar.

Lexo po ashtu:  "Kur babai e mban të birin, nuk di askush, kur i biri e mban babanë, i tërë katundi e merr vesh"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *