Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Ata u intervistuan në stacionin e policisë në Ferizaj.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, kanë konfirmuar emrat e tetë shtetasve çekë të cilët janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e nesërme Kosovë – Çeki.

Prokurori kujdestar ende nuk ka urdhëruar ndalimin e tyre prej 48 orësh, por gjasat janë se të njëjtit do të deportohen me procedurë gjyqësore dhe do t’u ndalohet hyrja ne Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se ky grup ka qenë në përcjellje të policisë qe një kohë dhe se të njëjtit kanë synuar ti kamuflojnë veprimet e tyre duke u paraqitur si përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini i cili ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion, ka dhënë detaje të aksionit.

Lexo po ashtu:  VINI RE! MËRGATË- NJOFTIM I RI

Sipas Hajdinit, dyshohet se ata kishin plan që dronin dhe flamujtë ti shfaqnin në ndeshjen e Kosovë – Çeki.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i  Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *