Filmi “HANA” me regji të Ujkan Hysaj do të ketë premierën botërore në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa (Indi), një festival i kategorisë A dhe ndër më prestigjiozët në botë. Filmi është përzgjedhur në kategorinë zyrtare të garës për “ICFT–UNESCO Gandhi Medal Award”, një çmim që nderon filmat që pasqyrojnë idealët e UNESCO-s si toleranca, dialogu ndërkulturor dhe paqja.

Në qendër të tregimit qëndron Sara, një aktore që bashkohet me një program të Art Terapisë në Qendrën e Rehabilitimit për Gratë në Kosovë, për të ndihmuar të mbijetuarat të shndërrojnë dhimbjet e tyre në art. Por teksa ajo zhytet në historitë e grave, ajo përballet me plagët e veta të pashëruara të lidhura me babanë e saj dhe me identitetin e saj të dytë, Hana.

Në rolet kryesore interpretojnë: Sheqerie Buçaj, Ilire Vinca, Refet Abazi, Ermin Bravo, Teuta Ajdini, Fatlume Bunajku, Agron Shala, Lumije Muçaj Sopi, Xhevdet Doda, Shpend Xani, Xhejlane Godanci, Bislim Muçaj, Nazmije Bajrami, Daniela Markaj dhe Euron Kadriu.

Lexo po ashtu:  Kur parashihet rikthimi i premierave të Hollywoodit me qilim të kuq?

Pjesa tjetër që kontribuoi në realizimin e filmit janë: Realizimi / Regjia: Ujkan Hysaj, skenari: Fadil Hysaj, producent: Ujkan Hysaj, Kushtrim Koliqi, DoP: Almir Djikolli, montazhi: Ujkan Hysaj, muzika origjinale: Memli Kelmendi, drejtimi artistik Mentor Berisha, costume: Alma Krasniqi, sound design: Labinot Sponca, production manager Frashër Hashimi, First Ad: Sovran Ndrecaj, colorist: Gazmend Nela, props master: Jerina Hysaj, on-set mixer dhe boom operator: Ilir Xheladini, make up and hair: Violeta Janjeva, D.I.T: Hakan Karamuqo, koreografia: Robert Nuha, kontinuiteti i skriptës: Anyla Hajredinaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com