Kush e priste se filmi i ri i James Bond do të ishte një arsye që do të krijonte situata të tensionuara në familjen mbretërore. Sipas burimeve që folën për The Express,  producentët e No Time to Die dëshirojnë që Meghan Markle dhe Princ Harry të shfaqen në premierën e filmit në  Los Angeles, që do të zhvillohet në nëntor për shkak të koronavirusit. Deri këtu nuk ka ndonjë problem, por Kate Middleton dhe Princ William do të jenë në premierën e filmit në Londër një javë para asaj në Los Angeles.

Kjo nuk duket si diçka e madhe për t’u bërë problem, por oraret mund të krijojnë konflikt midis çifteve. Fakti që producentët kanë zgjedhur Meghan dhe Harry si të ftuar nderi për premirën në Hollywood shkakton shumë dyshime nëse Kate dhe William do të jenë prezentë në premierën në Londër.
Lexo po ashtu:  Të enjten Kukësi nderon krijuesin Demir Reshiti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *